E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi, dyshime mbi shtatëzaninë e Griselda Rroshit

Prokuroria e krimeve të rënda në kryeqytet hedh dyshime mbi shtatëzaninë e Griselda Rroshit, e cila deklaroi ditën e djeshme se është rrëmbyer dhe më pas është detyruar me dhunë të lindë foshnjen e saj.
 

Pas deklaratës së prokurorisë ku hidhej poshtë version i rrëmbimit të 28-vjeçares tashmë prokurorët e çështjes hedhin dyshime se Griselda Rroshi mund të ketë abortuar më parë ndërsa shtojnë se ende nuk është vërtetuar shtatëzania e saj.
 

Sipas informacioneve 28-vjeçarja Griselda Rroshi rrezikohet të hetohet për kallëzim të rremë ndërkohë që prokuroria e krimeve të rënda po vijon hetimet për të zbuluar fatin e foshnjes ndërsa mësohet se është zgjeruar rrethi i personave që po merren në pyetje.

28-vjeçarja Griselda Rroshi pretendon se është rrëmbyer, është keqtrajtuar, më pas është detyruar të lindë forcërisht fëmijën e saj dhe disa orë me vonë është hedhur në rrugë nga persona ende të panjohur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›