Malaj: Shqiperia ne krize, duhen masa
Rozeta Rapushi
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, njeheresh deputet i Partise Socialiste, deklaroi dje se ekonomia shqiptare eshte infektuar nga kriza ekonomike globale dhe pasojat jane mjaft te dukshme. Ai sqaron se jane te shumte elementet qe tregojne gjurmet e krizes ne ekonomine shqiptare dhe se muajt e ardhshem per ekonomine tone do te jene edhe me te veshtira. "Eshte e nevojshme qe Qeveria te pergatise nje plan masash per te zbutur pasojat e krizes dhe se shpenzimet e medha buxhetore dhe kostot e larta te borxhit qeveritar nuk ndihmojne ne perballimin e krizes dhe jane nje fature qe shqiptaret do e paguajne shtrenjte ne muajt ne vazhdim", analizon situaten ekonomike ne vend, Arben Malaj. Gjithashtu, ai nenvizoi se ekonomia shqiptare nuk mund t'i shpetonte krizes, pasi pasojat jane prezente dhe kjo eshte shume e rende per ata qe ndjejne direkt. Sipas tij, gjendemi perballe nje risku qe kursi i kembimit te rritet ne nivele shqetesuese dhe kjo te godase rende jo vetem ata qe kane huamarrje ne bankat shqiptare me valute te huaj. Kjo, sipas ekspertit socialist, do te jete nje kosto e rende edhe per biznesin. "Ka nje mungese transparence te te dhenave te buxhetit per te ardhurat dhe shpenzimet. Vitet e fundit ne dime qe eshte punuar me nje nivel te larte te deficitit buxhetor", nenvizon ish-ministri i Financave. Per te, tashme qeveria paguan kosto me te larta per parate qe investon ne ekonomi pasi eshte shume e larte kostoja e borxhit te marre nga Qeveria. Sipas Arben Malaj, te gjitha keto deficite dhe borxhe ne nje kohe te dyte do te jene taksa per tu paguar nga shqiptaret. Sipas zyrtarit socialist, duket se qeveria shqiptare akoma nuk ka transparencen e nevojshme me publikun per te pare permasat e shqetesimit qe ka sjelle kriza ne vend. "Qeveria nuk pranon asnje keshille apo konstatim qe bejne eksperte vendas dhe te huaj dhe injorimi i krizes nga ana e qeverise tregon papergjegjshmeri", vlereson Malaj. Sipas tij, te mos e shikosh krizen eshte e pafalshme sepse ketu vertetohet se ka rene aktiviteti ekonomik, do te thote ta cosh ekonomine e vendit tend ne nje situate me te veshtire ne muajt e ardhshem. Per te gjitha keto, deputeti i Partise Socialiste dhe eksperti i saj per ceshtjet ekonomike, kerkon nga Qeveria te pranoje ekzistencen e krizes globale ne ekonomine shqiptare dhe te marre masa per perballimin e saj. "Qeveria te pranoje ekzistencen e krizes globale ne ekonomine shqiptare dhe te marre masa per perballimin e saj", apeloi ish-ministri i Financave, Arben Malaj.