E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika: Denim maksimal krimit

Denis Dedej

Lideret e politikes shqiptare shprehen paraditen e djeshme ngushellimet e tyre dhe solidaritetin per kater policet e vrare ne detyre, dy dite me pare. Tek ambientet e Pallatit te Kongreseve, politikane te larte te shtetit moren pjese ne homazhet ne nderim te kater policeve te rene ne krye te detyres. Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi, nepermjet nje deklarate per mediat, kerkoi nga institucionet e specializuara qe te bejne zbardhjen e plote te ketij momenti tragjik, per te dhene edhe njehere mesazhin e forte qe duhet te vije nga cdo institucion, per vendosjen e ligjit ne cdo lloj strukture te shtetit shqiptar. "Padyshim qe jane momente shume te dhimbshme, shume emocionuese. Mund te konsiderohet nje nga aktet me tragjike qe kemi perjetuar keto vite, humbjen e kater oficereve, te cilet perpara se te ishin te tille, ishin qytetare te ketij vendi, qytetare te devotshem, ishin familjare", deklaroi Topi. Sipas tij, ka nje ndjenje te dyfishte, nje dhimbje pafund, por edhe nje vleresim te madh per keta njerez, qe perballen ne cdo moment me krimin, i cili ne disa raste eshte dhe mjaft i sofistikuar. Po keshtu, pas homazheve te kryera, Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, theksoi se ishte nje dite zie, pasi percillnin, kater bije te shquar te kombit, te cilet rane ne krye te detyres per te bere jeten me te sigurt te qytetareve shqiptare. "Fatosi, Kastrioti, Sajmiri dhe Altini nuk jane me. Rane ne nje operacion ndaj njerit prej krimineleve me te rrezikshem te Shqiperise dhe jo vetem te Shqiperise. Sepse Dritan Dajti ishte nje kercenim i madh me rrjetet kriminale qe drejtonte brenda dhe jashte vendit, perbente nje kercenim permanent per rendin dhe sigurine", shprehu keqardhjen Berisha. Ai ofroi mbeshtetjen e plote te forcave te rendit per te gjithe vendosmerine e tyre per te shtypur krimin e organizuar me zero tolerance. Ndersa kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se ne keto momente te veshtira, te gjithe shprehin ngushellimet per familjet e tyre, mbeshtetjen, solidaritetin me Policine e Shtetit, qe tregoj edhe nje here vullnetin por dhe deshmoi sakrificen ne luften kunder krimit. Ne ceremonine e homazheve ishin te pranishem edhe perfaqesues te Partise Socialiste, Valentina Leskaj, Taulant Balla, Eduard Shalsi dhe Arta Dade. "Dua te shpreh tronditjen e thelle per kete dhimbje te madhe jo vetem per familjen por per shqiptaret dhe forcat e rendit, ngushellimet tona dhe nga PS per familjet e te reneve ne krye te detyres", deklaroi Leskaj. Po keshtu, kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, shprehu ngushellimet me te sinqerta kater deshmoreve te rene ne krye te detyre dhe njekohesisht solidarizohet me forcat e policise per detyren jashtezakonisht te rendesishme dhe fisnike duke garantuar sigurine me nje ligj te pameshirshem.

Topi: Akti me tragjik ne vite

Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi, pas homazhe te kryera ne nderim te kater policeve te rene ne krye te detyres dy dite me pare, i cilesoi si momente shume te dhimbshme dhe nje nga aktet me tragjike qe kemi perjetuar keto vite. "Mund te konsiderohet nje nga aktet me tragjike qe kemi perjetuar keto vite, humbjen e kater oficereve, te cilet perpara se te ishin te tille, ishin qytetare te ketij vendi, qytetare te devotshem, ishin familjare", deklaroi Topi. Ai riperseriti dhe rishprehu ngushellimet me te sinqerta per familjet dhe shprehu solidaritetin e tij te plote per forcat e rendit, per te gjithe ata qe punojne ne cdo sekonde te njezetekateroreshit per vendosjen e rendit ne cdo qelize te vendit tone. Gjithashtu, kreu i shtetit kerkoi nga institucionet e specializuara zbardhjen sa me pare te tragjedise.

Berisha: Krimi do ndeshkohet

Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, deklaroi se eshte nje dite zie e thelle, sepse kater bije te shquar te kombit, rane ne krye te detyres per te bere jeten me te sigurt te qytetareve shqiptare. "Renia e tyre, humbja e jetes se tyre, eshte jashtezakonisht e rende dhe e dhimbshme, por heroizmi i tyre, trimeria e tyre, sakrifica e tyre, eshte deshmi e nje vullneti te hekurt te Policise se Shtetit per te shtypur me cdo cmim, me cdo sakrifice krimin e organizuar dhe per te bere jeten e qytetareve shqiptare me te sigurt", theksoi Berisha. Sipas tij, ky krim i shemtuar, i nje bande kriminale, e cila do te marre ndeshkimin me te madh nga organet e drejtesise, ka bindjen me te thelle, se nuk do te cenoje aspak vendosmerine e forcave tona te rendit, per t'i dhene krimineleve dhe krimit te organizuar pergjigjen me zero tolerance, sikunder deri me sot.

Topalli: Ngushellime e mbeshtetje Policise

Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, nepermjet nje prononcimi per mediat shprehu ngushellimet per humbjen e punonjesve te Policise se Shtetit. "Sot gjithe Shqiperia nderon kater djemte e saj efektiva te Policise se Shtetit. Fatos Xhani, Sajmir Duckollari, Altin Dizdari, Kastriot Feska jane heronjte tone", deklaroi Topalli. Sipas saj, shqiptaret mbajne frymen, Shqiperia ka humbur kater djemte e saj, Policia e Shtetit ka humbur punonjesit e saj qe ishin modeli moral. "Ne keto momente te veshtira, ne te gjithe shprehim ngushellimet per familjet e tyre, mbeshtetjen, solidaritetin me Policine e Shtetit, qe tregoj edhe nje here vullnetin por dhe deshmoi sakrificen ne luften kunder krimit", theksoi zyrtarja e larte e shtetit.

Nishani: "Kater heronjte dhane gjakun e tyre per betimin para flamurit"

Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, gjate fjales se mbajtur ne varrezat e deshmoreve, tha se dje po i jepej lamtumira kater heronjve te pavdekshem te cilet me jeten dhe gjakun e tyre mbajten betimin para flamurit dhe atdheut. Te cilet, sipas tij, me disipline dhe profesionalizem u perballen ne sy me krimin dhe derdhen gjakun ne themelet e shtetit kater sherboteret e tij. "Per ne, ato ngrihen si kater apostuj te ligjit dhe drejtesise. Ne ndahemi nga kater heronj, por marrim trashegim prej tyre guximin dhe kurajen, per te vazhduar me me force, betejen tone ndaj krimit dhe kriminelet", tha Nishani.

Leskaj: Ngjarja tragjike, apel per mbrojtjen e forcave te rendit

Perfaqesuesit e Partise Socialiste, Valentina Leskaj, Arta Dade, Taulant Balla dhe Eduard Shalsi, shprehjen dje ngushellimet e tyre per familjaret e kater viktimave te punonjesve te Policise se Shtetit. "Dua te shpreh tronditjen e thelle per kete dhimbje te madhe jo vetem per familjen por per shqiptaret dhe forcat e rendit", deklaroi Leskaj pas homazheve te kryera ne Pallatin e Kongreseve. Ajo shprehu ngushellimet ne emer te Partise Socialiste per familjet e te reneve ne krye te detyres. Sipas saj, ky duhet te jete nje apel i forte per mbrojtjen e forcave te rendit qe kryejne nje detyre fisnike dhe qe behen viktime e krimit.

Ngushellime nga Fatmir Sejdiu, Hashim Thaci dhe Ali Ahmeti

Zyrtare te larte te shteteve fqinj u kane shprehur ngushellimet shtetit shqiptar per humbjen e kater punonjesve te Policise se Shtetit. "Ne emer te popullit dhe te institucioneve te Republikes se Kosoves, ju shpreh ngushellimet me te sinqerta per vrasjen mizore te kater policeve, te cilet dhane jeten e tyre, ne qytetin e Durresit, per te mbrojtur lirine, dinjitetin njerezor, paqen dhe sigurine e te gjithe qytetareve te Republikes se Shqiperise", thuhet ne telegramin derguar presidentit Topi nga Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu. Po keshtu, telegrame ngushellimi kane derguar edhe Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci dhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›