Korçë, grabiten 60 piktura në galerinë Guri Madhi
Korçë- 60 piktura janë grabitur nga Galeria e Artëve Guri Madhi në qytetin e Korçës teksa nuk ka një destinacion apo të dyshuar se ku mund të kenë përfunduar ato.
Ndërkohë mësohet se gjysma e këtyre vepave të çmuara artistike shqipatre i përkasin piktorit Vangjush Mio.
Bëhet me dije se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e zhdukjes së veprave të shquara të artit.
Drejtori i galerisë Vladimir Topi nga të dhënat paraprake bëri me dije se nuk janë evidentuar shenja dhune në ndërtesë. Drejtoria e Galerisë së Artëve shtoi se objekti ruhej nga vullnetarë e se nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe inventari i fundit është bërë në vitin 2011.
Ish-përgjegjësi i arkivës në këtë galeri Sotiraq Gega tha se për 10 vite kishte ruajtur verpat pa asnjë inventar. Siaps policisë hetimet po vazhdojnë për gjetjen e pikturave dhe autorëve që i grabiten nga ekspozita.
/IDEA/