Tiranë, grabitet me armë zjarri filiali i Raiffeisen Bank
TIRANË- Grabitet me armë zjarri filiali i një banke në Tiranë, ndërkohë që personat që kryen vjedhjen dyshohet se janë larguar me një shumë prej 2 milionë lekësh të vjetra.
Grabitja ka ndodhur mesditën e sotme në filialin e Raiffeisen Bankë, që ndodhet në rrugën e Dibrës, tek Selvia, në kryeqytet duke shkaktuar panik tek punonjësit e bankës dhe qytetarët të cilët kanë parë skenën.
Nga dëshmitë paraprake mësohet se dy persona të maskuar dhe me kapele në kokë dhe armë zjarri tip psitoletë kanë shfrytëzuar momentin kur përfundon orari zyrtar i bankave të nivelit të dytë në vend, për të kryer grabitjen.
Grabitësit nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin shumën, cila mendohet të jetë rreth 2 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që janë larguar menjëherë, pa qëlluar njeri, nëpërmjet një rruge dytësore me motorr.
Blute e Tiranës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbadhjen e grabitjes. Strukturat e policisë kanë marrë në pyetje rojet e sigurisë dhe punonjësit, të cilët ndodheshin në bankë në momentin e grabitjes, ndërkohë që paisja me kapele e hajdutëve e vështirëson punën për identifikimin e tyre nga kamerat e sigurisë që survejojnë ambientet vrenda dhe jashtë bankës.
(el.me/BalkanWeb)