E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Procedim penal pronarit të Universitetit "Vitrina"

TIRANË- Policia e Tiranës, nëpërmjet një komunikate të shpërndarë për mediat, sqaron se ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit, Edmond Vlashaj, pronar i Universitetit "Vitrina".

Procedimi ndaj 34-vjecarit, ka nisur pasi akuzohet se ka konsumuar veprat penale të, “Shpifjes për shkak të detyrës” si dhe “Shpërndarje e shkrimeve antikushtetuese”.

“Mesditën e djeshme, janë gjetur të vendosura në xhamat e përparëm të automjeteve të parkura, disa fletë palosje me përmbajtje antikushtetuse. U kryen veprimet proçeduriale nga grupi hetimor nga ku u bë këqyrja, fiksimi dhe sekuestrimi i tyre në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyuqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›