E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen kolonat në Merdare e Dheu i bardhë

Në bazë të informacioneve të pranuara sot nga dy pikë-kalimet kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë, vazhdojnë pritjet e gjata dhe kolonat në dalje nga Republika e Kosovës për në Serbi.

Sipas njoftimit të PK-së, në Merdare kolona është e gjatë diku rreth një kilometër dhe pritjet për në dalje zgjasin diku nga 2-3 orë, po ashtu edhe tek pikë-kalimi kufitar Dheu i Bardhë pritjet zgjasin nga 2-4 orë.

Situata në dy pikë-kalimet kufitare kohë pas kohe po ndryshon varësisht prej frekuentimit të automjeteve dhe punës së autoriteteve policore serbe.

Dje ka pasur pritje të gjata si në Merdare ashtu edhe në pika-kalimin Dheu i Bardhë, por më vonë këto pritje u shkurtuan deri diku në saje të një pune më të mirë të organeve policore kufitare serbe.

Në pikë-kalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›