E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet vazhdimi i dialogut për rastin Asanzh

Ministrat e Jashtëm të Organizatës së Shteteve Amerikane i kanë bërë thirrje Britanisë dhe Ekuadorit të vazhdojnë bisedimet për fatin e themeluesit të Wikileaks-it, Xhulian Asanzh.

Ky i fundit është strehuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që dy muaj dhe Kuito tashmë i ka ofruar azilin politik.

Britania ka thënë se do të arrestojë Aasanzhin nëse del nga ambasada dhe do ta ekstradojë atë në Suedi, ku kërkohet nën akuzat për abuzime seksuale.

Presidenti i Ekuadorit, Rafael Korea, ka shfaqur drojën se Britania do ta dërgojë Asanzhin në Shtetet e Bashkuara, për t`u përballur me akuzat për publikimin e dokumenteve sekrete amerikane.

Ekuadori ka thënë se Britania ka kërcënuar se do të hyjë në ambasadë për të arrestuar Asanzhin, gjë që hidhet poshtë nga Londra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›