Apple fiton Samsung-un

Gjyqi amerikan vendosi që kompania koreano-jugore Samsung, duhet t`i paguajë si kompensim kompanisë Apple, 1.05 miliardë dollarë për shkak të vjedhjes së pronës intelektuale. Konkretisht, u vendos se disa pajisje të Samsung-ut përdorin softuerin të cilin Apple e ka patentuar për prodhimet e veta të iPhone-it.
Në këtë mënyrë vazhdoi konflikti mes Samsung dhe Apple, kurse kësaj rradhe kompania amerikane e shfrytëzoi “përparësinë e terrenit vendas”, edhe pse nuk morrën dëmshpërblimin që ata kërkuan prej 2,5 miliardë dollarësh. Samsung iu dretjuar gjykatës amerikane, ku kërkoi dëmshpërblim prej 519 milionë dollarësh, duke pohuar se është Apple ai i cili i ka vjedhur disa nga patentat e tyre, si ajo e dëgjimit të muzikës në prapavijë ndërsa përdoruesi është duke kryer punë tjera në pajisje etj.
Po ashtu, Samsung pohon se argumentet e Apple për vjedhje të pronës intelektuale janë të pavlefshme. Megjithatë, juria e gjyqtarëve prej nëntë personash në gjyqin e Kalifornisë vendosi në favor të kompanisë vendase, edhe pse Samsung tashmë ka njoftuar se do të apelojë kundër këtij vendimi. Pritet që Apple të kërkojë edhe ndalimin e shitjes së disa pajisjeve të Samsung-ut në tregun amerikan, që në njëfarë mënyre do të ishte një hakmarrje për ndalimin e shitjes së një varg pajisjesh të Apple në tregun koreano-jugor.
Megjithatë, edhe pse gjyqi koreano-jugor konstatoi se Apple i ka vjedhur teknologjinë Samsung-ut për internet ëireless, kompensimi u përcaktua në vetëm 35.000 dollarë, që mund të thuhet se deri tani Apple po e fiton luftën kundër Samsung. Kjo luftë ngadalë po merr përmasa globale, sepse mosmarrëveshjet mes këtyre dy kompanive po zhvillohen gati në të gjitha vendet e botës.