E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen dyqani me bombola gazi, tmerr në Korçë

Tmerr dhe panik në lagjen “trekëndëshi” të Korçës në orët e parë të mëngjesit të sotëm. Një dyqan me bombola gazi është hedhur në erë dhe shpërthimet e fuqishme kanë pasuar njëra tjetrën. Sipas policisë nuk ka të plagosur në njerëz ndërkohë që dëmet materiale janë të pallogaritshme. Njerëzit kalimtarë kanë vrapuar të trembur për t’ju larguar flakëve dhe shpërthimeve të bombolave të gazit të cilat ishin brenda dyqanit. Dëshmitarë në kohën e shpërthimit shprehen se ka qenë një shkëndijë e vogël në njërën prej bombolave të gazit ato që kanë shkaktuar shpërthimet. Ishin tre shpërthime të mëdha ndërkohë që flakët vazhdojnë ende. Policia është në vendngjarje dhe ka evakuuar banorët e lagjes, ndërkohë që zjarrfikëset kanë vendosur flakët nën kontroll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›