Rikthehen ne PS ish-drejtuesit e para 2005-s
Nje ekip prej 40 specialistesh deputetesh dhe njerezish te njohur te Partise Socialiste nder vite i krijuar per programin dhe ndryshimet statusore ka percjelle dje nje mesazh se kursi i ri shkon pertej sjelljes ndaj shumices ne pushtet. Keshtu te dyja grupet e punes te miratuara dje pasqyrojne nje moment te ri per menyren sesi klima e brendshme ne parti po menaxhohet nga kryetari i saj Edi Rama. Nje rikthim i figurave te njohura dikur si Anastas Angjeli dhe Servet Pellumbi ne bashkepunim me deputete te rinj per perpunimin e programit te partise i jep pamje tjeter metodes se vleresimit te kontributeve e nenrenditur deri me tani ndaj koniunktures se momentit. Po keshtu Rama duket se ka gjetur nje menyre per te ulur edhe profilin e atyre qe njihen ne mos si kundershtare te tij apo linjes se udhezuar prej tij si zera alternative. Konkretisht perfshirja ne grupin e punes per programin e Ben Blushit dhe Arben Malajt priret te mbylle rrugen e kundershtimit te tyre per sa kohe qe mundesia per te shprehur mendimet ndryshe tanime jepet edhe per dicka thelbesore sic eshte programi. Ne analogji nje raport qe mund te lexohet si opsion promovimi per disa figura eshte edhe perberja e grupit te punes per reformen organizative. Keshtu krahas sekretarit per ceshtje ligjore Fatmir Xhafaj ne kete ekip figurojne edhe njerez te njohur te fushes juridike si deputeti Damian Gjiknuri apo edhe perfaqesuesi elektoral i PS-se ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve Genc Gjoncaj. Mjafton ky kompozim per te mbyllur nder te tjera edhe aludimin per pakenaqesi ndaj perfaqesimit te selise roze ne ballafaqimin ligjor per zgjedhjet ne Tirane. Po keshtu bie ne sy edhe angazhimi direkt ne punen per formatimin e statutit te ri apo edhe programit e figurave te njohura ne rreth si kreu i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika ai i Durresit Vangjush Dako apo edhe drejtueses socialiste te Sarandes Rajmonda Gjoni. Ende nuk eshte e qarte nese ky grup do te jete berthame edhe e kryesise se re por fakt eshte se dokumentet e perpunuara prej tyre jane te nje rendesie thelbesore per seline roze e cila beri te ditur se tashme pergatitet per zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2013.