E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Rama sheh fitore imagjinare ne Bashkine e Tiranes

Deklarata

Deklaratat e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama ne Asamblene e Socialisteve per fitore ne Tirane kane sjelle reagimin e demokrateve te cilet i kane cilesuar keto deklarata si imagjinare dhe presion ndaj institucioneve te drejtesise. Zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj deklaroi se Rama po i ben thjesht shantazh dhe presion Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ-se mbi nje realitet qe nuk ekziston. Rama shpalli para asambleisteve te tij dhe mediave fitoren madheshtore te 8 majit ne mbare vendin. Ai deklaroi se kjo fitore e ka terbuar kundershtarin e tij politik. Rama u perpoq sot ne menyren me joserioze te mbuloje humbjen e tij personale dhe partiake ne zgjedhjet vendore te 8 majit duke shpallur disfatat per fitore deklaroi Mustafaraj. Sipas saj Edi Rama duhet ti pergjigjet pyetjeve pse ai morri 140 mije vota me pak te qytetareve shqiptare per partine dhe koalicionin e majte  krahasuar me aleancen qeverisese qe mori 17 vota me shume ne mbare vendin.

Po keshtu Mustafaraj theksoi se Rama duhet te jepte gjithashtu pergjigje pse ai mori 47 mije vota me pak ne te gjitha bashkite dhe komunat e vendit dhe ende e konsideron fitore ate qe pesoi me 8 maj. Po keshtu Mustafaraj theksoi se vetem ne Tirane Rama kishte humbur 7 keshillat minibashkiake dhe 7 kryetare te minibashkive. Po keshtu ajo permendi edhe humbjen e koalicionit te majte ne Keshillin Bashkiak te Tiranes. Partise Demokratike nuk i mbetet gje tjeter vecse ti uroje z. Rama edhe per shume vite te tjere  udhe te mbare nga fitorja ne fitore te tilla elektorale ironizoi zedhenesja e PD-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›