Rikthehen protestat në Athinë
24/05/2009 Athinë GR - Athina përfshihet sërish nga protesta të dhunshme. Kësaj here jo nga grupet vendase, por nga myslimanët, të cilët janë hedhur në protestë kundër policisë. Vendimi erdhi pasi policia greke i grisi librin e shenjtë, Kuranin, një besimtari të fesë islame.
Në një kohë që dihet mirë se për myslimanët Kurani është i shenjtë dhe prekja e tij, si në rastin e policisë greke, është fyerje e rëndë. Mijëra myslimanë i janë drejtuar sheshit të Athinës, “Omonia”, për të kërkuar më shumë të drejta. Sipas informacioneve të fundit, njofton shtypi amerikan sot, myslimanët kanë protestuar demokratikisht kundër policisë greke.
Dhjetëra mijë myslimanë marshuan nëpër qendër të Athinës të enjten, duke dëmtuar në shenjë proteste edhe disa dyqane e makina, për të protestuar për atë që u tha me grisjen e një kopjeje të librit të shenjtë, Kuranit, nga një polic grek.
Kryetari i Bashkësisë myslimane në Greqi Naim Elghandour, tha se gjatë kontrolleve të policisë në dyqan kafeje të mërkurën, në pronësi e një myslimani, një oficer i mori njërit prej konsumatorëve që mbante në dorë Kuranin, nisi ta shqyente atë, e hodhi në dysheme dhe shkeli mbi të.
Sipas një zyrtari të policisë greke, në përgjigje të kësaj rreth 10 000 emigrantë, shumica e tyre nga Siria, Pakistani dhe Afganistani, marshuan në sheshin qendror “Omonia”, duke thyer edhe dritaret e dyqaneve dhe djegur pesë makina.
Burime të policisë thanë se kanë nisur një hetim serioz rreth këtij incidenti.
"Ne, - tha Kryetari i bashkësisë myslimane në Greqi, Naim Elghandour, kërkojmë nga policia të jepet emri i policit që e bëri këtë veprim të ndyrë, të dënohet polici dhe në shtyp të kërkohet falje."
Grupet e të drejtave të emigrantëve në Greqi kanë bërë thirrje për një tjetër protestë të premten. Mijëra emigrantë, shumë nga vendet myslimane, kanë kaluar në Greqi në mënyrë të paligjshme për çdo vit në kërkim të një jete më të mirë në Perëndim. Ligjet greke i kanë të bllokuar disa projektligje dhe lënë në harresë, emigrantët, përfshirë këtu edhe emigrantët shqiptarë, që keqtrajtohen sistematikisht nga policia greke. Shumica e emigrantëve në Greqi nuk kanë punë, jetojnë në kushte varfërie dhe shpesh janë arrestuar për krime edhe nga më të voglat.
Më 9 maj anëtarët e një grupi ekstremistësh kanë sulmuar emigrantë në Athinë, duke dërguar të paktën tre prej tyre deri në spital në gjendje të rëndë. Grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë shtetin grek se me mbizotërimin e të krishterëve ortodoks në Greqi nuk ka bërë mjaft për të mbrojtur emigrantët e besimeve të tjera.