Matura, nis seleksionimi i aplikuesve
24/05/2009 Mbyllet viti shkollor për maturantët, iniciojnë përgatitjet për provimin e parë të detyruar
Konsultimet, udhëzohen mësuesit që për një javë të shpjegojnë temat e paqarta mësimore
Shkollat e mesme iniciojnë përgatitjet e fundit për çeljen e provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat do të jenë vendimtare për pranimet në universitete gjatë vitit të ardhshëm akademik. Duke filluar nga dita e sotme e deri në përfundim të javës që vjen, në të gjitha shkollat e mesme të vendit do të zhvillohen konsultimet në lidhje provimin e parë të detyruar që është lënda e letërsisë. Mësuesit për një javë rresht do të ndihmojnë maturantët në marrjen e të gjitha informacioneve të nevojshme për temat e paqarta mësimore. Për dy provimet e detyruara nxënësit do të grupohen pa ndonjë kriter të veçantë për ndjekjen e konsultimeve, ndërsa për provimet me zgjedhje grupimi do të jetë në varësi të lëndëve që kanë caktuar në formularin A-1. Aktualisht janë publikuar dhe rezultatet e paratestimit, që është bërë për të përcaktuar nivelin e njohurive për të gjitha shkollat. Në bazë të këtyre përfundimeve, që do të dërgohen në AVA, duke filluar nga data 27 maj 2009, pritet të nisë hartimi i tezës me pyetjet e testit. Ashtu si dhe vitet e shkuara, teza e provimeve do të përmbajë pyetje të tri niveleve të vështirësisë. Ndërkohë për disa shkolla profesionale zhvillimi i provimeve do të nisë më 27 dhe 28 maj me lëndë profesionale, testet e të cilave hartohen nga drejtuesit e shkollave të tyre.
Mbetësit
Mësuesit tashmë kanë përcaktuar në bazë të orëve mësimore të ndjekura nga maturantët dhe përgatitjes së tyre edhe nxënësit që nuk do të kenë mundësi të hyjnë në provimet e këtij viti, duke u eliminuar që në fazën e parë. E vetmja mundësi për këta kandidatë që të konkurrojnë për ndjekjen e studimeve të larta do të jetë pritja e vitit pasardhës. Komisioni i Maturës Shtetërore pranë çdo shkolle një ditë pas përfundimit të vitit shkollor njofton çdo nxënës për numrin e regjistrimit, ndërkohë evidenton në listat e afishuara dhe nxënësit mbetës. Kjo listë i dërgohet edhe AVA-së,brenda dy ditëve të ardhshme.
Pranimi
Sipas rregullores, kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në institucionet e arsimit të lartë publik vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e Maturës Shtetërore (dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje). Nëse një nxënës ka vlerësim kalues vetëm në njërin nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore, nuk ka të drejtë të futet për garën e pranimeve në universitete.
Çelja e provimeve
Sipas udhëzimit të dërguar nga Ministria e Arsimit, janë përcaktuar datat e provimeve të maturës për lëndët e detyruara dhe për ato me zgjedhje. Konkretisht në gjimnazet, me kohë të plotë ose të shkurtuar, lënda e letërsisë dhe gjuhës shqipe do të jepet më 2 qershor 2009, matematika më 11 qershor, ndërsa lëndët me zgjedhje do jepen në një ditë: më 0 korrik 2009.
Formimi profesional
Shkollat e arsimit të mesëm profesional do të çelin sezonin e provimeve që më 27 maj. Kështu, në shkollat e mesme pedagogjike për minoritetin, në seksionet dygjuhëshe (profili shoqëror dhe natyror), në shkollat e mesme artistike dhe sportive si dhe në shkollat e mesme teknike ekonomike dhe teknike- profesionale 5-vjeçare dhe 3+2-vjeçare provimi profesional do të jepen më 27 dhe 28 maj sipas ndarjes së klasave.
Provimet me zgjedhje
Lëndët me zgjedhje që do të jepen provim do të jenë 12, përkatësisht: Fizikë, Kimi, Biologji, Histori, Gjeografi, Njohuri për shoqërinë, Njohuri për ekonominë - Filozofi, gjuhë angleze, gjuhë frënge, gjuhë italiane, gjuhë gjermane dhe gjuha spanjolle. Maturantët duhet të bëjnë kujdes gjatë plotësimit të formularit A-1, që të mos zgjedhin dy lëndë me zgjedhje që u përkasin gjuhëve të huaja.
Pranohen në universitet
Rregullorja e provimeve të Maturës Shtetërore për 2009-n ka të përcaktuar se kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në institucionet e arsimit të lartë publik vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e Maturës Shtetërore (dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje). Nëse një nxënës ka vlerësim kalues vetëm në njërin nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore, rezultati i tij ruhet (konsiderohet i vlefshëm) edhe në vitet në vazhdim. Nxënësi që është mbetës qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e parë, nuk ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje. Ky nxënës duhet të japë riprovim lëndët e detyruara në sesionin e dytë dhe, në qoftë se i merr ato, ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje vetëm në provimet e vitit të ardhshëm akademik”.
Kuotat e pranimeve
Sipas të dhënave të detajuara nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve për provimet e këtij viti kanë plotësuar formularët e aplikimit një numër rekord kandidatësh (rreth 47 mijë aplikime në rang vendi ). Pavarësisht rritjes së kërkesës për studime të larta, edhe këtë vit kuotat e pranimeve do të jenë të kufizuara përballë këtij fluksi. Shkak për këtë bëhet mungesa e ambienteve dhe e kapaciteteve akademike të vetë institucioneve publike për të pritur një numër të lartë studentësh. Megjithatë, edhe pse kuotat nuk janë miratuar zyrtarisht për të gjitha universitete publike të vendit, pohohet se më shumë se gjysma e aplikuesve do të kenë mundësinë të sistemohen në universitetet publike. Pjesa dërrmuese do të akomodohen pranë Universitetit të Tiranës, për të cilin janë kërkuar rreth 7100 kuota pranimi për vitin e ardhshëm akademik
Renditja e fituesve
Renditja e fituesve edhe për vitin e ardhshëm akademik do të bëhet sipas formulës tradicionale të Maturës Shtetërore (D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2]. Ku Ksh është koeficienti i shkollës, K1 është koeficienti për provimin e parë me zgjedhje dhe K2 koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje, secili nxënës mund të llogarisë afërsisht sa pikë mund të fitojë duke njohur vlerësimet e veta (parashikimet), pra duke vetëvlerësuar veten. Në këtë mënyrë do të orientohet më mirë për të kërkuar programin e studimit që dëshiron të vazhdojë në institucionet e arsimit të lartë publik. Ndërsa renditja dhe shpallja e fituesve për programet e studimit që kanë si kusht edhe konkursin e veçantë, si Arkitektura, Edukimi fizik, degët e Akademisë së Arteve, renditja e fituesve do të bëhet me një tjetër formulë. Në këto raste merren parasysh edhe pikët e konkursit.