E Diel, 1 Nëntor 2026

Berati në sezonin turistik, pa investime

22/05/2009  Asnjë ndërhyrje për rrugët, ndërtimin e një muzeu, restaurimin e banesave dhe ambientet argëtuese

Banorët të indinjuar: Asnjë mundësi për të pritur turistë, shtëpitë janë të rrënuara

BERAT- Qyteti i Beratit aktualisht është në fluksin nga turistë të huaj dhe vendas. Vendet më të rëndësishme për turistë janë lagjet muze Kala, Mangalem dhe Goricë plus dhe muzeu etnografik dhe muzeu kombëtar ikonografik Onufri. Edhe pse këto qendra historike janë pjesët më të domosdoshme që Berati të ketë turizëm, gjendja e tyre lë për të dëshiruar.

Shërbimet dhe turizmi

Turistëve iu ofrohen informacione në internet për pjesët karakteristike, por shërbimet që ofron qyteti janë veç nga privatët, të cilët mundësinë për ekzistencën e tyre e kanë veç nga frekuentimi i turistëve. Edhe pse qyteti ka mundësitë të ketë turistë 12 muaj gjatë gjithë vitit, janë kushtet e vështira të akseve rrugore, gjendja e vështirë e banesave dhe objekteve kulturore të parestauruara në lagjet muzeale, mosekzistenca e ambienteve argëtuese dhe mungesa e një muzeu historik në qytet, për të sjellë gjallëri në këtë sezon të rëndësishëm të turizmit. Sipas specialistes në zyrën e informacionit turistik, Etleva Dhimo, bëhet e ditur se Beratin vitin e kaluar e kanë vizituar 40 mijë turistë të huaj ku 50% prej tyre ishin nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Aktualisht për qytetin e Beratit nga kjo zyrë ekziston mundësia për informim të turistëve, por mungesa e fondeve për të zgjidhur problemet akute në lagjet muzeale, ndikon në vizitat e turistët që nuk zgjasin më shumë se 2-3 ditë. Gjatë këtyre ditëve dyqanet me objekte artizanale përfitojnë të shesin mallrat me origjinë të qytetit të Beratit, ndërsa një pjesë e qytetarëve gjejnë mundësinë t’i ofrojnë në tregjet e improvizuara në rrugët me kalldrëm të lagjeve karakteristike. Për akomodim gjatë periudhës që qëndrimit, turistët gjejnë kushte në 11 hotele të qytetit. Si mundësi për të rritur të ardhurat e tyre disa familje ofrojnë banesat e tyre që ndodhen në lagjet muzeale duke mirëpritur turistë në shtëpitë e tyre të restauruara, ndërsa pjesa më e madhe e qytetarëve që banojnë në këto banesa me banesa karakteristike nuk kanë asnjë mundësi ekonomike për të rregulluar sipas arkitekturës së vjetër as dritaret e amortizuara për shkak të vjetërsisë. Nga brenda shumë banesa ndodhen në gjendje katastrofike, ndërsa banorët shprehin indinjatën e tyre duke thënë se bashkia dhe qeverisa duhet të marrin masa të restaurojnë shtëpitë, rrugët, objektet kulturore të këtyre lagjeve për të cilat flasin me pasion, por nuk janë në dijeni se në çfarë kushtesh jetojnë qytetarët brenda tyre.

KUSHTET

Turistëve iu ofrohen informacione në internet për pjesët karakteristike, por shërbimet që ofron qyteti janë veç nga privatët, të cilët mundësinë për ekzistencën e tyre e kanë veç nga frekuentimi i turistëve. Edhe pse qyteti ka mundësitë të ketë turistë 12 muaj gjatë gjithë vitit, janë kushtet e vështira të akseve rrugore, gjendja e vështirë e banesave dhe objekteve kulturore të parestauruara në lagjet muzeale, mosekzistenca e ambienteve argëtuese dhe mungesa e një muzeu historik në qytet, për të sjellë gjallëri në këtë sezon të rëndësishëm të turizmit. Sipas specialistes në zyrën e informacionit turistik, Etleva Dhimo, bëhet e ditur se Beratin vitin e kaluar e kanë vizituar 40 mijë turistë të huaj ku 50% prej tyre ishin nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

TURISTËT

Për akomodim gjatë periudhës që qëndrimit, turistët gjejnë kushte në 11 hotele të qytetit. Si mundësi për të rritur të ardhurat e tyre disa familje ofrojnë banesat e tyre që ndodhen në lagjet muzeale duke mirëpritur turistë në shtëpitë e tyre të restauruara, ndërsa pjesa më e madhe e qytetarëve që banojnë në këto banesa me banesa karakteristike nuk kanë asnjë mundësi ekonomike për të rregulluar sipas arkitekturës së vjetër as dritaret e amortizuara për shkak të vjetërsisë. Nga brenda shumë banesa ndodhen në gjendje katastrofike, ndërsa banorët shprehin indinjatën e tyre duke thënë se bashkia dhe qeverisa duhet të marrë masa të restaurojë shtëpitë, rrugët, objektet kulturore të këtyre lagjeve për të cilat flasin me pasion, por nuk janë në dijeni se në çfarë kushtesh jetojnë qytetarët brenda tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›