Nepravishta: OSSH shkeli vendimin e ERE për rritjen e energjisë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka shkelë urdhrin e Entit Rregullator të energjisë për rritjen e çmimit ndërsa qytetarët do të kompensohen për rritjen e çmimit në fund të vitit. OSSH e pranoi këtë detyrim dhe doli publikisht dhe e deklaroi. Ka keqinterpretim lidhur me faturat e dhjetorit. Akuzohet OSSH se duke faturuar faturat e dhjetorit me çmimin e janarit vjedh janarin,
nuk është kështu. Në këtë rast OSSH vetëm shkel vendimin e ERE, kurse konsumatori nuk i merr më shumë se bëhet postim i vitit financiar nga 15 dhjetor 2009 në 15 dhjetor 2010. Kemi një sektor për gjithë ankesat, i kërkojmë OSSH të bëjë verifikimin, thërresim palën e ankuar, bëjmë verifikimin ne dhe i japim të drejtën që i takon. OSSH zbaton vendimet tona se ato janë tituj ekzekutiv dhe mund të kundërshtohen vetëm në gjykatë, sqaroi dje Bujar Nepravishta në gjatë seancës së pyetjeve në komisionin e veprimtarisë prodhuese. Sipas kreut të ERE ka pas dy lloj shqetësimesh nga konsumatorët. Një shqetësim ka të bëjë me mbifaturimin, pra subjekteve u shkojnë fatura për të cilat pretendojnë se janë më të larta se konsumi, tjetër ka qenë faturimi i çmimit të ri nga 20 dhjetori kur duhet të niste në 1 janar. OSSH ka shkelur vendimin e ERE duke nisur faturimet nga data 20 dhjetor deri ne 20 janar pra 10 ditë me çmimet e muajit janar. Ne lidhur me këto problem kemi thirrur krerët e saj për indo. Është detyrimi i tyre që të bëjnë kompensimin.
Humbjet në rrjet
Humbjet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë janë teknike dhe joteknike. Tekniket ndodhim për arsye teknologjike nga kalimi në përcjellës dhe në këtë mënyrë janë humbje që varen nga plotësimi i standardeve teknike të sistemit të shpërndarjes dhe varen tërësisht nga OSSH., ato lidhen direkt me investimet. Investimet për OSSH dhe OST miratohen nga enti rregullator dhe lidhen me çmimet dhe tarifat e energjisë. Investimet shlyhen nga arkëtimet. Investimi kryesor që është bërë në 2009 e në vazhdim është investimi për matës. OSSH na ka premtuar plotësimin me matës deri në 300 prill dhe pas kësaj jo më fatura afrofe. Investimet ne 2009 kanë qenë 3.5 miliardë. Për vitin 2010investimet do të jenë në masën 4.5 miliardë lekë. Humbjet joteknike vijnë nga mospagesa dhe marrja e energjisë në mënyrë të paligjshme. Sipas raportimeve humbjet teknike 18 % dhe 16 % por jo të besueshme se nuk janë të mbështetura në bazë shkencore. Kompania ka detyrë që brenda 2010 të paraqesë studim për humbjet joteknike dhe teknike deri në korrik ata kanë marrë kompani konsulente, ERE pret rezultate. Në bazë të tij do ndiqen politikat e investimeve për të eliminuar humbjet që përbëjnë sfidën kryesore. Ndërsa në lidhje me humbjet deri në masën 50 për qind, specialistët e ERE kanë shpjeguar se është e papranueshme. Sipas tyre rritja e humbjeve në rrjet që ka lidhje me humbjet dhe mosarkëtimet është një situatë që ka nisur pas 90, sasi shumë e lartë pas 97 veçanërisht në vitet 02, 03. në vitin 2002 ka qenë 42 %. Sipas specialistëve kompania private ka objektiva të caktuara nga ERE në këtë drejtim, nëse ajo nuk i respekton do të jetë kosto për kompaninë për kompaninë. Fakti që moralisht është e papranueshme ne e dimë së një pjesë e shqiptarëve mendojnë se duan ta kenë energjinë falas, një mentalitet i krijuar prej vitesh ndërkohë që ajo është produkt si çdo tjetër që duhet të blihet. Dhe media duhet të luajë rol në këtë drejtim, shpjegojnë specialistët.
Matësit
Në 30 prilli është afati i fundit që Enti Rregullator i Energjisë i ka lënë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për eliminimin e faturimit afrofe. Nga të dhënat rezulton se kanë mbetur dhe 80 mijë abonentë pa matës të cilët duhet të pajisen brenda këtij muaji. Në rast se nuk respektohet afati atëherë kompani do të gjobitet. Nga informacioni i fundit që kemi marrë në kontakt me OSSH, ata kanë deklaruar se do ta plotësojnë angazhimin e tyre që deri në 30 prill të pajisin me matës të gjithë konsumatorët. Ky natyrisht është një detyrim me përgjegjësi sepse në rast se nuk e plotësojnë atëherë në bazë të vendimit të ERE, pas 30 prillit nuk njihet faturimi afrofe, u shpreh Nepravishta. Kryetari Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta ka deklaruar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se eliminimi i faturimit afrofe do të çojë në kursimin e 200 milionë kilovat/orëve energji. Kjo pasi konsumatorët që nuk kanë matës shpenzojnë shumë më tepër energji se sa vlera e afrofesë. ERE e ka shtyrë disa herë afatin për eliminimin e faturimit afrofe, kjo për shkak të problemeve që ka hasur OSSH-ja gjatë pajisjes së abonentëve me matës.
Përllogaritja e humbjeve në rrjet
Përfshirja e humbjeve të energjisë si pjesë e tarifës e ka zanafillën që në vitin 2000 kur janë bërë për herë të parë planet e masave që hartoheshin nga KESH, aprovoheshin nga dotantorët dhe miratoheshin nga qeveria. Metodologjia e ERE i përfshin humbjet si pjesë e kostos variabël. Realisht meqë tarifa përcaktohet këtë viti për vitin tjetër bëhet parashikim e sasisë së energjisë për të mbuluar humbjet dhe kjo sasi shumëzohet me koston mesatare që ajo ka blerë një vit më parë energjinë. Pra përdoret kostoja e një viti më parë dhe shumëzohet me sasinë e pritshme që do blerë për të mbuluar humbjet. Sipas deklaratës rregullatorë duhet të ulë humbjet 4 % në vit, supozojmë nëse humbjet këtë vit kanë qenë 29 vitin tjetër do kërkojë atë sasi që është 4 % më e ulët pra 25 %.
Kalendari i ERE për prodhimin e energjisë
Për vitin 2010, 743 milionë kë/
Për vitin 2011, 457 milionë kë/orë
Për vitin 2012 , 2 miliardë e 40 milionë
Për vitin 2013, 330 milionë
Për vitin 2014, 1 miliardë e 369 milionë
Standardet për furnizimin e biznesit me energji
Sipas ERE ka standarde të përcaktuara për furnizimin e bizneseve me energji. Standarde janë të diferencuara në përputhje me zhvillimin e sistemeve energjetike dhe zhvillimin ekonomik. Në standardet tona kur energjia nga 8 % ka kaluar në 52 % për konsumatorët familjarë, kërkon që ti përgjigjemi standardeve ndërkombëtare një rikonstruksion të thellë në gjithë vendin, pohojnë specialistë të ERE. Sipas politikat e ndërhyrjes kanë qenë në atë pjesë të konsumatorëve që bëjnë dhe pjesën kryesore, janë shtrirë në rrethet kryesore të Tiranës, Durrësit, Fierit Vlorës, Shkodrës por po përhapet dhe në rrethet e tjera. Këto do sjellin dhe përmirësimin e standardit. Me standardin ekzistues që ka detyrim OSSH për konsumatorët rural ndryshimi është në nivelet plus minus 15 % kurse për urbanët 10 %. Problemi i ristrukturimit të rrjetit do konsistojë në rritjen e standardeve. OSSH po përgatit set të ri standardesh por nuk mund të kalojmë direkt me standardet e vendeve të zhvilluara.
Prodhimi i energjisë nukleare
Ne ndjekim me përgjegjësi zhvillimet për zhvillimin e energjisë nukleare. Tendencë e përgjithshme është zhvillimi i tyre dhe Evropa që ishte konservatore në këtë qëndrim. BE ka adoptuar politikë të re duke qenë se ata janë ambientalistët miqësorë dhe se kostot e prodhimit të tyre pas atyre me qymyr janë të ulëta ndërkohë që zhvillimet fosile janë të fundshme ndërsa rezervat e karburantit radioaktiv ka afat shumë të më të gjatë, të gjitha këto kanë bërë që politikat e sotmen në Evropë por dhe në SHBA etj është adoptuar politikë pro. Franca 80 % të energjisë nga bërthamorët. Centrali bërthamor rrezik rajonal jo lokal. Ne se trajtojmë këtë problem se kuadri rregullator është i posaçëm. Flasim si specialistë por jo me detyrim ligjor u shpreh Nepravishta. Sipas tij duhen shumë marrëveshje ndërkombëtare se risku është rajonal. Agjencia për nënergjinë nukleare do të hedhë hapat e duhura për të krijuar kuadrin ligjor, do kërkohen dhe investime të mëdha se qeveria parashikon që investimi të jetë privat. Me energjinë nukleare vetëm me një njësi 1000 MV prodhon energji elektrike 7 deri 7.5 miliard kv/ore energjie elektrike. Këto centrale janë afatgjata për e