E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehen radhët e gjata të emigrantëve në pikën kufitare të Kakavijës

KAKAVIJË-Rikthehen radhët në pikën kufitare të Kakavijës, ku raportohet se dhjetëra shqiptarë nuk kalojnë dot kufirin drejt shtetit helen

Drejtoria e kalimit kufitar bën me dije se deri tani kanë kanë dalë 5400 persona. Ndërkohë, që pala shqiptare po punon me 6 sportele në dalje, autoritetet kufitare greke po punojnë me 4 të tilla.

Fluksi i personave që kthehen, në vendet e tyre të punës vijon të mbetet i pandërprerë.

Kjo nuk është hera e parë që emigrantët shqiptarë përballen me ne problematikë të tillë, ndërkohë që pak ditë më parë pati kthime masive në Kakavijë dhe Kapshticë, për shkak të incidentit që ndodhi m Kishën e Përmetit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›