Rikthehen temperaturat e ulta dhe reshjet në vend

Rikthehen temperaturat e ulta të shoqëruara me reshje shiu në territorin shqiptar. Shirat me intensitet të dobët që kanë filluar gjatë orëve të paradites së të shtunës do vijojnë edhe gjatë ditës së diel.
Sipas specialistëve të Meteoalb moti i ngjashëm do vazhdojë edhe gjatë javës në vijim. Dita e mërkurë pritet të rikthejë kthjellime por të shoqëruara me temperatura të ulta.
Vlerat termike në rang vendi do vijojnë të pësojnë ulje. Temperatura maksimale nuk do arrijë më shumë se 13 grad celsius ndërkohë duke filluar nga e hëna mëngjeset do jenë të ftohta dhe në zonat malore ato do të arrijnë edhe vlerën minus pesë grad celsius.