E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermonela Jaho projekte bashkepunimi me Bashkine e Tiranes

Në kulmin e sukesesit nga arena e famshme e Veronës dhe teatrit të Shtutgardit, sopranoja Ermonela Jaho ka vizituar Shqipërinë.

Edhe pse arsyet e vizitës kanë qënë familjare, Ermonela ka gjetur kohën edhe për disa projekte në Tiranë. Ajo ka zbuluar për Albanian Screen detaje të idesë së saj për një shkollë trajnimi dhe promovimi për artistët e rinj që duan të bëhen këngëtarë lirik.

Sopranoja, Ermonela Jaho flet për një mbështetje për të rinjtë shqiptarë në bashkëpunim më Bashkinë e Tiranës

Të enjten e kësaj jave do t’i duhet të mbyllë shfaqjen e fundit të “Traviatës” në Verona.
Ky interpretim i Violetës e kalon shifrën e 100-të, por artistia shqiptare pohon se Verona kësaj here mbetej e veçantë, pasi përkoi me përvjetorin e Bashkimit të Italisë e në premierën e Traviatës ishte i pranishëm dhe presidenti Napolitano.

Sa i takon skenës shqiptare, sopranoja shpreh dëshirën e realizimit të një koncerti sa më shpejt në Teatrin e Operës në Tiranë,  pavarësisht kalendarit tepër të ngjeshur në skenat europiane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›