Rikthehet Tirana, ndalet Dinamo
Bardheblutë e kryeqytetit bëjnë autokritikë, duke shkatërruar Shkëndijën e Durrësit, kundërpërgjigjen me goleadë shkodranët, ndërsa Flamurtari shënon rekordin e javës
Tirana, 5 gola mjeshtërorë
Tirana Shkëndija Dr. 5-1
Tirana: Saraçi, Cake, Jonuzi, Ar. Sallaku (Karameto 57), F. Llagami, H. Llagami, Grabova, S. Sallaku, Vatnika (Shyti 41), Kurti (Halili 53), Al.Sallaku. Trajner: L. Sengla
Shkëndija Dr.: Pllumbi, Tanushi (E. Hoxha 62), Kushta, Bajrami, Xhakoni, Matmuja (Ibrahimi 37), Vllahi, Milla, Kllari, Malollari (Shkëmbi 61), Kola. Trajner: A. Domi
Shënues: Cake 28, 35, Halili 62, Al.Sallaku 70, Grabova 79 / Ibrahimi 39
Kartonë të verdhë: Vatnika, Al.Sallaku, Halili / Bajrami
Gjyqtarë: L. Ziu, E. Karaj, R. Hoxhaj
Tirana rikthehet te fitorja në këtë javë të tetë të kampionatit. Siparin e goleadës e ka hapur Cake në minutën e 28-të, duke shënuar golin e parë pas një asisti të Grabovës nga e djathta. Në minutën e 35-të është sërish Cake që dyfishon pas një pasimi nga Alaidin Sallaku. Miqtë rihapin sfidën, duke shënuar me Ibrahimin një minutë përpara përfundimit të pjesës së parë, 2-1. Sapo fillon pjesa e dytë Shyti merr vendin e Vatnikës në të djathtë të mesfushës dhe u jep një ritëm të lartë aksioneve sulmuese të Tiranës.
13-vjeçari Halili disa minuta pasi u fut në fushën e lojës arrin të realizojë golin e 3-të për Tiranën, 3-1. Pas tij Alaidin Sallaku shënon golin e 4-t, sërish i asistuar nga Grabova në qendër të mesfushës. Në fund të takimit Grabova shënon golin e pestë, duke vulosur përfundimisht fatin e takimit, 5-1. Erjon Hamitaj
Shpërthim vlonjat, 8 gola Laçit
Flamurtari Laçi 8-1
Flamurtari: Çekaj, Borakaj, Dumani, Bleta (Sh. Aliaj 49), Mina, Pondaj (J. Aliaj 60), Qarri, Bregu, Shenaj, Koçani (Dhima 49). Trajner: A. Nini
Laçi: Ujka, Memlo, Mërtiraj, Konomi, Iba, Mihani Dika (Lepuri 22), Bruka, Lleshi (Drushi 70), Ndoi (Mardhoqi 18), Doda. Trajner: N. Tarashi
Shënues: Shenaj 2, 35, Bregu 13, 29, Qarri 24, Koçani 31, Dhima 70, J. Aliaj 73 / Mardhoqi 65
Kartonë të verdhë: Qarri / Bruka
Gjyqtarë: G. Velçani, Q. Shehaj, S. Hanaj (Patos)
Vlonjatët e vegjël kanë shpërthyer në gola në këtë takim. Në minutën e dytë Shenaj shënon golin e parë dhe më pas Bregu e pason, duke çuar shifrat 2-0. Qarri shënon golin e tretë për Flamurtarin në minutën e 24-t, por pas tij është përsëri Bregu që katërfishon rezultatin në minutën e 29-të. Koçani shënon edhe golin e pestë pak minuta më pas.
Golin e gjashtë e shënon Shenaj, duke mbyllur kështu pjesën e parë me këtë lumë golash. Në pjesën e dytë miqtë reagojnë me Mardhoqin në minutën e 60-të, që shënon kështu golin e nderit, por Dhima dhe Aliaj realizojnë dy gola të shpejtë dhe takimi mbyllet me shifrat 8-1. Ndeshjen e ka ndjekur edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili ka investuar shumë për futbollin sidomos vitet e fundit. Kastriot Brahimi
Dinamo lëshon kreun
Shkëndija Tr. Dinamo 1-1
Shkëndia Tr.: Spahiu, M.Teqja, Lila, Ndreu, Laçi, Thaçi, Zuna, Kondakçi, Tirana, Zela, Nuri (u aktivizuan: Ferati, Trebicka, Myzyri). Trajner: G.Mahmutaj
Dinamo: Gjonikaj, Sulejmanaj, Hasanaj, Medihoxha, Lazri, Qilimi, Muça, Vaka, Meta, Horanlli, Kaloshi (u aktivizuan: Fida, Ndoci). Trajner: Xh.Lloshi
Kartonë të verdhë: Lila, Thaçi / Sulejmanaj
Shënues: Vaka 22 / Zela 31
Gjyqtarë: A. Gjeçi, E. Karaj, M. Domi
Takimi i zhvilluar ditën e shtunë mes djemve të mjeshtërisë sportive dhe atyre dinamovitë është mbyllur në barazim 1-1. Skuadra e Dinamos duhej që të ruante kreun pas fitores me Tiranën një javë më parë, por nuk e arriti dot këtë, pasi u ndal nga goli i Zelës në këtë takim. Loja u zhvillua e bukur, me sulme dhe kundërsulme nga të dyja palët.
Këto dy ekipe kanë futbollistë që luajnë bashke tek ekipi kombëtar U-17 dhe paraqitën një nivel të lartë loje. Goli i shënuar nga 15-vjeçari Vaka në minutën e 22-të nuk ka mundur ti japë dot fitoren Dinamos, pasi në minutën e 31-të Zela nuk fal, duke shënuar në brendësi të zonës. Me këtë barazim skuadrat marrin nga një pikë dhe Shkëndija mbetet në vendin e 5-të, ndërsa Dinamo humbet kreun. Erjon Hamitaj
Dominim total i shkodranëve
Vllaznia – Skënderbeu 5-0
Vllaznia: Harrllica, D. Hasaj, Ruçi, Gurishti, Pjeshka, Kalaja, Dyca , Borshi, A.Hasani, Dika, Kabuni (u aktivizuan G. Hasani, Hakaj, Medja). Trajner. E. Çaku
Skënderbeu: Mali, Ninaj, Zyfi, Koleta, Trandafili, Rapi, Hasanllari, Kupe, Beshiri, Keca, Ivani. Trajner: B. Vila
Shënues: Kabuni 10, 50 Kalaja 25, G.Hasani 65, Hakaj 72
Gjyqtarë : E. Hamiti, R. Çokaj, A. Pici (Lezhë)
Vllaznia ka arritur dje në Shkodër një fitore shumë të thellë ndaj Skënderbeut. Skuadra e trajnerit Entri Çaku ka mundur 5-0 korçarët në një ndeshje që ka patur vetëm një skuadër në fushë. Në pjesën e parë kanë shënuar dy sulmuesit shkodranë Kabuni e Kalaja, të cilët i dhanë qetësinë e duhur Vllaznisë. Pjesa e parë u mbyll 2-0, ndërsa në të dytën do shënonte sërish Kabuni.
Vllaznia nuk ngopet me kaq, por thellon me G. Hasanin e Hakajn, duke shënuar kështu një fitore me pesë gola diferencë. Vllaznia kampione në fuqi po tregon edhe një herë se mbetet një nga pretendentet kryesore për titull, pavarësisht fillimit jo shumë të mirë të sezonit. Gjergj KOLA
Teuta humbet qysh në të parën
Teuta Pogradeci 0-2
Teuta: Tepshi, Maloku, Gjyli, Tema, Delilaj, Taullaj, Ballgjini, Faja, Myrtezani, Thomai, Vora. (U aktivizuan: Perlleshi, Dardha, Elbasani). Trajner: L. Sejdini
Pogradeci: Molla, Alillari, Çina, Shkëmbi, Lipo, Berberi, Dervishi, Sparthi, Zeqollari, Çekiçi, Çollaku (u aktivizuan: Lareku, Blaçeri, Hidri). Trajner: A. Abazaj
Shënues: Zeqollari 35, Sparthi 38
Kartonë të Verdhë: Tema, Çekiçi
Gjyqtarë: O.Grabova, H. Troka, F. Beqiri (Fier)
17-vjeçarët e Teutës kanë gabuar rëndë në shtëpi në ndeshjen e javës së 8-të, duke u mundur pastër 2-0 nga miqtë pogradecarë. Rezultati i këtij takimi është vendosur qysh në pjesën e parë, pikërisht në 5-minutëshin e fundit të saj, kur Zeqollari dhe Sparthi tundën dy herë rrjetën në minutët 35 dhe 38.
Trajneri Sejdini në pushimin mes pjesëve u mundua të ndryshonte diçka në lojë, për të shkuar te goli, por miqtë nga Pogradeci u rreshtuan mirë në mbrojtje. Këmbënguljet e dëshpëruara të futbollistëve të Teutës nuk u shpërblyen me gol, ndaj përfundimisht rezultati u fiksua në 0-2. Me këtë fitore Pogradeci fiton terren në renditje, duke lënë pas edhe Teutën. Dorian Agolli
Luta i jep 3 pikë Elbasanit
Elbasani Partizani 1-0
Elbasani: Balukja, Mukja, Bullari, Alla, Kalallari, Qemalli, Çarhoshi, Luniku, Kotherja, Laze, Luta (u aktivizuan: Tupi, Suvaria). Trajner: S. Dalipi.
Partizani: Ndoj, Agalliu, Çema, Gjoni, Gjinaj, Faruku, Liça, Plloçi, Zhezha, Drita, Musai (u aktivizuan: Aliaj, Alla, Nina). Trajner: G. Tomorri.
Shënues: Luta 78
Gjyqtarë: I. Lluti, D. Vogli, Sh. Shehu (Fier)
Elbasani ka arritur një tjetër fitore në fushën e tij përballë Partizanit me rezultatin 1-0. Goli është shënuar nga Luta në minutën e 78′ pas një aksioni model të verdhebluve, i cili nisi nga këmbët e mesfushorit Carhoshi. Ndeshja ka qenë e ekuilibruar deri në çastin e shënimit të golit, madje ekipi mik ka pasur disa raste të pastra për shënim, por portieri Balukja është shfaqur në një formë mjaft të mirë, duke mos lejuar prekjen e rrjetës.
Me kalimin e minutave ekipi vendas e dominon lojën, por goli vjen 2 minuta para përfundimit të kohës