E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet arbitri

Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar rikthehet për vizitë në fillim të muajit shtator, për të inspektuar performancën buxhetore të vendit. Qeveria, me zbatimin e politikave të kërkuara, pret të marrë një vlerësim pozitiv nga ana e FMN’së. Madje, besojnë se do të zhbllokohen një pjesë e 150 milionë eurove, të ngrira muaj më parë. Nga Albulena Maloku më 25 gusht 2011 në ora 07:54

Milionat e humbur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet të kthehen gjatë këtij viti. Së paku kështu beson Qeveria e Kosovës. Saktësisht, performanca buxhetore e periudhës nëntëmujore e këtij viti mund të mundësojë kthimin e një pjese prej 150 milionëve të ngrira muaj më parë.

Në Ministrinë e Financave thonë se janë bërë përgatitjet, me të cilat Qeveria do të mbrohet për performancën financiare para stafit të FMN’së.

Pas ndërprerjes së marrëveshjes 18 mujore “stand-by” me Qeverinë e Kosovës, delegacioni i këtij fondi pritet të vijë në Kosovë në fillim të muajit shtator. Por, vizitat e këtij delegacioni nuk do të mbeten me kaq. Muaji nëntor do ta sjellë sërish një staf të këtij institucioni financiar, ku pritet të diskutohet për të arriturat e objektivave të marrëveshjes “monitor nga stafi”.

“Thënë këtë gjatë vizitës brenda muajit nëntor, kur do të bëhet vlerësimi për pjesën e parë të marrëveshjes, gjegjësisht për të arriturat deri më 30 shtator 2011, ku ne si Qeveri presim që të marrim një vlerësim pozitiv nga ana e FMN-së, gjë që do të mundësonte lirimin e një pjese të ndihmës direkte buxhetore të premtuar për këtë viti”, thotë zyrtarja për informim në Ministrinë e Financave, Fatime Lumi. Ajo tregon se gjatë dy takimeve monitoruese me ministritë e linjës dhe stafin lokal të FMN-së është vlerësuar që deri më tani veprimet e ndërmarra nga Qeveria kanë qenë në linjë me të gjitha sugjerimet e FMN-së dhe besojmë se objektivat e fundvitit të caktuara me marrëveshje do të arrihen plotësisht.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›