E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria i jep tender Blerim Kuçit

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 08:55

Kompania “Hidroterm” e kryetarit të Komunës së Suharekës, Blerim Kuçi, është shpallur fitues në tenderin milionësh të Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e objektit të MFSK-së. Kuçi edhe me gjithë postin publik mban 100 për qind të aksioneve në këtë firmë private me të cilën përfiton nga buxheti publik i Kosovës.

Vlera e ofertës së “Hidroterm”, e cila është parë e favorshme nga Qeveria e Kosovës, kap shifrën e 3 milionë e 451 mijë e 650 euro. Për ta fituar tenderin Kuçi ka hyrë në konsorcium me kompaninë “Control; Products”, që drejtohet nga Murat Kuçi.

Këto kompani do të ndërtojnë objektin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gazeta, edhe pse ka tentuar që të marrë një përgjigje nga Zyra e Prokurimit e Ministrisë së Administratës Publike që ka për përgjegjësi zhvillimin e procedurave tenderuese në ndërtimin e objekteve qeveritare, nuk ka kthyer përgjigje në pyetjen e gazetës rreth mënyrës së përzgjedhjes së kompanisë së Kuçit si kontraktues i Qeverisë së Kosovës.

Të njëjtën e ka bërë edhe kreu u Komunës së Suharekës, Blerim Kuçi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›