Vasili: Kartat, jo pagese per disa kategori
Levizja Socialiste per Integrim i kerkon qeverise, qe te perjashtoje nga e drejta e pageses per kartat e identitetit, disa kategori personash qe e kane te pamundur ta paguajne financiarisht. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, tha dje se qeveria duhet te toleroje per disa kategori, qe per shkak te varferise se skajshme nuk mund ta blejne dot karten, e cila kushton 1200 leke. "Per te kapercyer kete problem shume te rendesishem ne momentin dhe ne kohen e duhur, i kerkojme qeverise qe ne menyre te menjehershme, te marri masa dhe te pajise pa pagese, te papunet, invalidet, ata qe marrin pagese papunesie si dhe studentet e nxenesit", kerkoi Vasili. Sipas tij, eshte e domosdoshme qe ekzekutivi ta zgjidhe ne menyre te menjehershme kete problem, sepse perndryshe rrezikohet qe rreth 1 milion qytetare te mos marrin pjese, pra, te perjashtohen nga procesi i votimit. Per LSI, zgjidhja e kesaj situate eshte e domosdoshme, sepse vetem ne menyre te tille mund te garantohet standardi i zgjedhjeve. Te mundesohet qe te gjithe te kene mundesi te marrin pjese ne votimet e qershorit, nga ku do te dale dhe Kuvendi i ri. Duke u ndalur tek ekonomia e vendit, Vasili komentoi dhe debatin mes kryeministrit Sali Berisha, dhe ministrit te Financave Ritvan Bode, per ekonomine. "Keta dy persona, kane humbur besueshmerine e tyre politike, dhe duke menduar se jane te njejtet aktore, te cilet jane shprehur po me te njejten papergjegjshmeri edhe ne 1996 lidhur me sigurine dhe qendrueshmerine e financave shqiptare dhe me tej ndodhi kolapsi tragjik i 1996. Mendoj qe pozicioni i tyre politik eshte cenuar rende dhe duhet ripare", tha Vasili. R. Rapushi
Rreziku
LSI paralajmeron ulje te ndjeshme te pjesemarrjes se zgjedhesve ne votime, per shkak se jo pak njerez, nuk do te kene mundesine te blejne kartat e identitetit. Kjo force politike sugjeron tolerime, te perfitimit te kartave pa pagese te disa kategorive personash, qe nuk kane mundesi ekonomike.
LSI: Kategorite e personave perfitues
Pensionistet ne fshat dhe qytet.
Studentet dhe nxenesit
Personat qe marrin pagese papunesie
Te papunet
Personat anetare te familjeve qe marrin ndihme ekonomike
Personat me aftesi te kufizuar dhe kujdestaret e tyre
Personat me page minimale ne sektorin publik dhe privat
Afati perfundimtar per pajisjen e qytetareve me dokumente, 28 qershori, qe duket se eshte dhe data e zgjedhjeve