Thaci: Viti 2008, historik per shtetin e Kosoves
Kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, ne televizionin "Klan", ka vleresuar si historike per Kosoven vitin 2008 si dhe zotohet qe sukseset per shtetin e ri do te vijojne edhe kete vit. Thaci ka vleresuar se politika dhe diplomacia kosovare ka qene shume aktive, qe edhe ka dhene si rezultat njohjen nga 53 shtete, sipas tij nje njohje e fuqishme, pikerisht sepse ka ndjekur nje politike te suksesshme. "Ne jemi duke punuar per te punuar nje shoqeri multietnike, serbet jane te perfaqesuar, keshtu qe duhet te theksoj se zotimi yne ka qene se Kosova do te behet e pavarur ne 2008, kjo gje ndodhi, ky vit ka qene viti historik per Shqiperine, per Kosoven", deklaroi kreu i ekzekutivit kosovar. Sipas tij, eshte nje sukses i madh qe institucionet kosovare meritojne vemendjen e nderkombetareve, per rolin e tyre qe bejne per Kosoven, duke theksuar se, bota demokratike po beson dhe po i perkrah jo vetem ne njohjet e reja por edhe ne zhvillimin e nje vendi demokratik dhe te sigurt. Duke iu pergjigjur interesimit te te ftuarve ne panelin e analisteve mbi arsyen pse Greqia ende s'e ka njohur pavaresine e Kosoves, Hashim Thaci u pergjigj se cdo gje eshte ne proces e siper dhe nuk duhet ecur me nxjerrjen e perfundimeve. Sipas tij, shteti i ri ka raporte te mira bashkepunimi me autoritetet greke, ato kane misionet e tyre ne kete vend dhe eshte gjithashtu nje komunitet jo i vogel i biznesit vendas. "Greqia, me insistimin tone ka njohur me shpejt pasaportat e Kosoves. Ne kemi mirekuptimin per te hapur nje zyre nderlidhese ne Athine. Zhvillimet e fundit qe kane ndodhur atje e kane ngadalesuar kete proces. Athina do te jete pjese e nje vendimi per njohjen ne nje te ardhme te afert", sqaroi Thaci. Po keshtu, sipas zyrtarit te larte kosovar, nese krahasohet vendi qe ai drejton me vendet e tjera te cilat ndodheshin ne kete stad, eshte nje rekord me sukses.
100 Shtete Premtohen nga Kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, se do te arrij numri ne total i njohjeve i pavaresise se shtetit te ri brenda pak kohesh. Gjithashtu zotohet se te gjitha vendet demokratike ne bote do ta njohin kete shtet.
53 Shtete E kane njohur deri me tani pavaresine e Kosoves. Nderkohe qe diplomacia kosovare nuk do te ndryshoje strategjine e saj te njohjeve edhe per kete vit. Pasi sipas zyrtareve te larte kosovare, kjo strategji ka rezultuar e suksesshme.
Integrimi
Kreu i ekzekutivit kosovar, Hashim Thaci, ka bere te ditur se se shpejti, gradualisht, Kosova do te jete pjese e Bankes Boterore dhe Fondit Monetar Nderkombetar. Por njekohesisht ai nuk le pas dore njohjen e pavaresise, e cila sipas tij, me cdo shtet qe e njeh cdo gje ka ndodhur ne menyre te koordinuar.