E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qeveria vodhi 3 milione USD te punetoreve"

Qeveria dhe Ministria e Ekonomise akuzohen se kane kryer vepra penale ne kushtet e nje krimi, me vjedhjen e 3 milione dollareve. Akuza u be dje nga nenkryetari i grupit socialist, Erion Brace, i cili akuzoi dje qeverine se nuk ka zbatuar ligjin, permbushur detyren dhe e ka shperdoruar ate. "Te treja jane vepra penale. Jane ne kushtet e nje krimi, sepse po vjedhin 606 punetore, ne vleren e 3 milione dollareve. Sali Berisha vazhdon t'i vjedhe", akuzoi Brace. Sipas nenkryetarit te grupit, kryeministri po vjedhe qytetaret, kryesisht ata te Ballshit, qe prej 6 muajsh nuk u jepen 26 milione leke te reja ose 3 milione dollare. Brace u shpreh, se keta punonjes jane te njohur per te gjithe publikun dhe nga Ministria e Ekonomise, prej te ciles vareshin deri ne qershor, si kosto humane njerezore apo cnjerezore e privatizimit te ndermarrjes shteterore te tregtimit te naftes, ARMO. "Keta 606 punetore, pjesa me e madhe e te cileve jane gra kryefamiljare, te pushuara nga puna ne qershor te vitit 2008, 4 muaj para privatizimit te kompanise, nen kriteret fashiste, politike, nen argumentin e pergatitjes se kompanise per privatizim", tha Brace. Sipas tij, me vendim qeverie dhe me pas sipas udhezimit te ministrit te Ekonomise, qeveria dhe Sali Berisha duhet t'u paguante nga ndermarrja e pa privatizuar, 1 vit page per nderprerje te marredhenies se punes dhe se dyti, shperblim per vjetersine e punes te secilit punetor. Veprime qe sipas Braces, nuk jane marre dhe qeveria me ministrin e tij te Ekonomise, jane ne kushtet e moszbatimit te ligjit dhe permbushjes se detyres. R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›