Kelmendi ne turizmin malor
Turizmi shqiptar po orientohet gjithnjë e më tepër edhe ndaj zonave malore, duke përshkuar të gjithë relievin. Veriu i Shqipërisë është një destinacion mjaft tërheqës për turistët vendas e të huaj, ku krahas bukurive të natyrës, qetësia, freskia dhe mikëpritja janë asortimente që gjenden lehtësisht në këto zona. Kelmendi ne Malësinë e Madhe e ndodhur në skajin më verior është ndër zonat më të favorshme për zhvillimin e turizmit. Ky orientim që ka zona ka marrë interesimin e qeverisë shqiptare, e cila ka nisur të realizojë një investim ndër më madhorët në këtë zonë, ndërtimin e aksit rrugor që lidh Hanin e Hotit me qendrën e komunës Klemend. 22 milionë euro janë akorduar për ndërtimin e këtij segmenti rrugor që i jep lëvizje më të shpejtë banorëve të zonës, por krijon lehtësi edhe për turistët që nuk e kanë braktisur Kelmendin, ndërsa për realizimin e këtij projekti kaq të madh qeveria shqiptare ka patur bashkëpunimin e Komisionit Europian.Kjo do të shkurtojë kohën e përshkimit të rrugës, ndërsa shihet si një nxitje dhe grishje për turistet dhe vizitorët e ndryshëm.
Komuna e Kelmendit zë skajin më verior të Shqipërisë, por ndërkohe gjendet mjaft afër edhe me bregdetin e Adriatikut, duke i ftuar turistët që të udhëtojnë mjaft shpejt në relieve dhe klima krejt të ndryshme. Afërsia me detin, lartësia e madhe dhe relievi mjaft i kompleksuar nga ndarja që i bëjnë zonës luginat malore kanë përcaktuar ndikimet klimaterike. Kjo e bën këtë zonë mjaft të lakmuar, ndërsa ka qenë edhe pjesë e një korridori të hershëm nëpër Cem që lidhte Vermoshin me Podgoricën, Medunin dhe Prizrenin. Aktualisht të gjithë fshatrat lidhen me rrugë automobilistike me qendrën e komunës e më pas zbresin poshtë drejt qytetit të Koplikut e më poshtë akoma drejt qytetit të Shkodrës e drejt kryeqytetit Malazes Podgoricë. Turistët në këtë zonë janë të shumtë, e që i tërheq natyra, relievi dhe eksplorimi i të panjohurës, e të gjithë këto i gjejnë lehtësisht në zonat e Kelmendit.
Ajo që e bën tërheqëse Kelmendin dhe zonat përreth saj janë format e bukura që krijojnë shkëmbinjtë, që ngjajnë me një kështjellë të ashpër shkëmbore, por kur hyn në brendësi gjen forma të larmishme relievi, të cilat gërshetohen me njëra-tjetrën në mënyrë organike duke formuar peisazhe të bukura dhe interesante. Malet në këtë zonë ngjajnë me elementë të ndryshëm si forma piramidale, kolona, kone që variojnë deri ne 2 mijë metër mbi nivelin e detit duke qenë tërheqëse edhe për sportin e skive.
Lugina e Vermoshit dhe e Lepushës me shkëmbijtë e butë flishorë dhe me lartësi deri në 1134 m mbi nivelin e detit trupëzohen në një dhe kanë një grykëdalje lindore, e po kështu edhe luginat e Cemit të Selcës dhe Cemit të Vuklit me shkëmbijtë karbonatike me lartësi mbi 700 m mbi niveli e detit krijojnë një grykëdalje të vetme jugperëndimore. Bjeshkët e Namuna që duket se prekin qiellin sundojnë me madhështi gjithë territorin juglindor të Kelmendit, por që kanë tërhequr gjithnjë interes jo vetëm për bukurinë e tyre, por edhe legjendat që enden edhe sot në gojëdhënat e banorëve . Projektet nuk mungojnë në këtë zonë, shprehet kryetari i komunës Gjeto Dukaj, të cilat kanë në fokusin e tyre turizmin, ndërsa i ka ftuar ata që të eksplorojnë një botë tjetër nga ajo që kanë njohur deri më tani.
Krahas turizmit bregdetar, relievi malor është një tjetër destinacion i turistëve, ku Kelmendi sigurisht është një zonë që duhet eksploruar.