E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Greqia nje i kerkuar per vjedhje

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e djeshme, u krye ekstradimi nga Athina, Greqi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Zamir Isuf Malaj, vjeç 26, lindur në Fier.

Gjykata e Rrethit të Fierit e ka dënuar me 5 vjet burg shtetasin Zamir Malaj, për kryerjen e veprës penale të vjedhjes në bashkëpunim
Shtetasi Zamir Malaj është shpallur fajtor, pasi në bashkëpunim me dy të tjerë, ka vjedhur dy makina tip Mercedes Benz.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, më datë 20.12.2011, në Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas Malaj i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›