Greqi, parlamenti kundër akuzave ndaj ish-ministrit
Athinë - Parlamenti grek doli kundër ngritjes së akuzës ndaj një ish-ministri të qeverisë së Karamanlisit, i cili akuzohet për korrupsion. Nëse parlamenti do të shprehej pro, Greqia rrezikohej të futej në zgjedhje të parakohshme.
Në votimin e sotëm, 146 deputetë votuan pro akuzës, ndërsa 144 ishin kundër. Parlamenti grek ka 300 deputetë, dhe për miratim duheshin më shumë se 150 vota.
I akuzuari, Aristotelis Pavlidis, ka qenë ministër për Çështjet e Egjeut nga viti 2004 deri në vitin 2007. Ai dyshohet për mitmarrje nga një shoqëri lundrimi në këmbim të lejes për një linjë me ishujt e subvencionuar nga shteti.
Pavlidis nuk ka pranuar të dorëzojë mandatin, pasi e cilëson veten si të pafajshëm, ndryshe nga kërkesa e partisë së tij, e cila ka në parlament një shumicë minimale, vetëm 151 deputetë.
Partia Demokracia e Re e Kostas Karamanlisit erdhi në pushtet në vitin 2004 me premtimin për të moralizuar jetën publike, por që pas rizgjedhjes në vitin 2007 është dobësuar si pasojë e një vargu skandalesh.