Berisha ben mea culpa per kohen kur ishte ne opozite
Kryeministri Berisha dje ka kritikuar vetveten kur ishte ne opozite duke theksuar se ishte i gabuar publikimi ne fjalime dhe mitingje i dosjeve kunder korrupsionit. Ne fjalen e mbajtur dje ne konferencen rajonale Berisha tha se Une kam qene lider i opozites dikur dhe zyra e prokurorise ne ate kohe nuk funksiononte dhe mendova do te behem une prokuror publik ndaj mora nje dosje dhe shkova shesh me shesh. U tregova njerezve dokumente. Mendova se kjo eshte detyra ime. Se paku mendova se duhet te bej detyren time dhe thosha publikisht se ky person ishte pergjegjes per kete ose ate. Ishte nje lloj transparence qe kam frike se ndiqte nje rruge qe nuk ishte aspak e dobishme sepse me e keqja ne luften kunder korrupsionit eshte politizimi. Ne duhet te luftojme se bashku duhet te ndryshojme gjerat se bashku duhet te bejme me te mire per te menjanuar politizimin ne luften kunder korrupsionit. Ne qofte se nuk e menjanoni ate ndihmoni korrupsionin punoni kunder ligjit ju e dobesoni ligjin.