E Diel, 1 Nëntor 2026

Bare Largimi im ndjenje pergjegjesie per Tiranen. Nuk e ndala manipulimin

Deklarata Ish-kryetari i deges se kryeqytetit analizon vendimin e tij Ska pasur presione

Largimin nga PS-ja e Tiranes Besnik Baraj e cileson si ndjenje pergjegjesie doreheqjen. Pas 6 vitesh ne krye te PS-se Tirane ku kam provuar shijen e suksesit por dhe natyrisht shijen e hidhur te vjedhjes se votes manipulimit sikurse ishte rasti i fundit i cili u paraqit ne formen me skandaloze ne sy te publikut por dhe te atij nderkombetar une marr kete pergjegjesi morale. Them se mund te kisha bere me shume per mundesine e minimizimit te ketij manipulimi tha Baraj dje per mediat. Deputeti socialist deklaroi se kjo ishte koha optimale per te bere veprime pasi ne muajin shtator dolen edhe rezultatet per Tiranen. Ne kete interval kohor 6-vjecar kam shijuar suksesin dhe shijen e hidhur te manipulimit dhe vjedhjes se votes dhe ne keto rrethana ndiej pergjegjesine se ndoshta mund te kisha bere me teper ne kete drejtim dhe kete e reflektoj nepermjet doreheqjes sime duke u lene hapesire deputeteve te tjere. Akti im i doreheqjes eshte veprim modest ne tablone politike shqiptare shprehet ish-kreu i socialisteve te Tiranes. Ai deklaron se Edi Rama eshte cuditur per doreheqjen. Bare sqaron se doreheqjen jo domosdoshmerisht duhet ta jape dhe kryetari i partise Edi Rama kur pergjegjesia specifikisht per kryeqytetin sipas tij lidhet me te. Ish-kryetari i PS se Tiranes hedh poshte aludimet se pas doreheqjes se tij qendrojne presionet deri dhe nga vete Rama duke treguar se kreu socialist e mirekuptoi vendimin e tij per tu larguar. Ndersa e cileson ikjen si nje shembull te mire Bare heq paralele dhe me protagoniste te tjere te politikes qe sipas tij duhet te bejne te njejtin gjest e te pranojne pergjegjesite qe u takojne. Deputeti socialist drejtoi prej 6 vitesh PS-ne e Tiranes duke ia lene tashme kryesimin Sajmir Tahirit deri ne mbajtjen e zgjedhjeve te reja. Ai pohon se nuk do te rikandidoje me dhe se do ta mbeshtese pasardhesin per organizimin e strukturave te PS-se. Besnik Baraj eshte aktiv ne Partine socialiste qe prej fillimit te vitit 2000. Nga 2003-2005 ne kohen e qeverise Nano Baraj mbajti disa poste zv.ministrash dhe pas humbjes se PS ne zgjedhjet e pergjithshme te qershorit 2005 Baraj u zgjodh kryetar i PS-se per Tiranen e njeheresh edhe anetar i Asamblese Kombetare dhe kryesise se partise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›