Tunizi qeveri e perkohshme pas ikjes se Ben Alit

Tre ditë pas ikjes nga vendi të diktatorit Zine El Abidine Ben Ali, Tunizia pritet të krijohet një qeveri kalimtare. Partitë e afërta me qeverinë e deritanishme nuk do të jenë pjesë e saj, deklaroi Maya Jrbi, sekretare e përgjithshme e Partisë Përparimtare Demokratike. Vendimi u bë i ditur pas një takimi të partive politike të udhëhequr nga kryeministri Mohamed Ghannouchi. Ato kanë rënë dakord për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë, deklaroi Jribi.
Përfaqësuesit e partive politike kanë rënë dakord edhe për disa poste të cilat do të ndahen në qeverinë kalimtare. Ndërkohë në shumë rajone kanë vazhduar incidentet mes ithtarëve të ish - presidentit Ben Ali dhe forcave të sigurisë. Më së shumti incidente ka pasur tek pallati presidencial dhe ministria e Brendshme ndërsa mësohet se ish përkrahës apo të afërm të presidentit të larguar janë ndaluar nga ushtria që ka marrë në dorë frerët për rivendosjen e rendit.
Në afërsi të pallatit presidencial ku ishin mbledhur besnikët e Ben Ali janë shënuar përplasje të ashpra mes ushtrisë dhe rojeve personale të presidentit të larguar. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit mbizotëron frika. Banda të armatosura vazhdojnë të plackisin e sulmojnë edhe në mes të ditës, ndërsa i gjthë vendi përballet me mungesë ushqimesh e karburantesh.
Delina Bitraku