EULEX Serbia e Kosova te ulin tensionin

Misioni evropian për sundimin e ligjit i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të përmbahen nga cdo lloj “akti që mund të shihet si provokim” ndaj njëri-tjetrit. Zyrtarë të EULEX-it thanë se të dyja palët duhet të ulin tensionet e krijuara rreth cështjes së targave të makinave. Deklaratat e EULEX-it pasuan një vendim të ministrit të punëve të brendshme në Kosovë, Bajram Rexhepi, për konfiskimin e të gjitha targave të makinave të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, brenda territorit të Kosovës.
Ditë më parë autoritetet serbe filluan lëshimin e targave të reja duke përfshirë edhe territorin e Kosovës cka nxiti reagimin e autoriteteve në Prishtinë, të cilat e cilësuan vendimin si shkelje të sovranitetit të vendit. Zëdhënësja e misionit të BE-së për rendin dhe ligjin, Kristiina Herodes deklaroi se të dyja palët duhet të vetëpërmbahen nga veprimet që nxitin provokime. Sipas saj cdo masë e re e ndërmarrë duhet të diskutohet dhe opinioni publik duhet të informohet me kohë përpara se të fillojë zbatimi.
Autoritetet serbe i kanë kërkuar misionit të EULEX-it që të ndërhyjë për të ndryshuar vendimin e minstrit të brendshëm Rexhepi për konfiskimin e targave të makinave ndërsa kanë deklaruar se mund të ndikojë edhe në procesin e bisedimeve.Cështja e targave dhe e dokumentacionit do të ishte pjesë e bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit por fillimi i dialogut thuhet të jetë shtyrë për shkak të procesit të zgjedhjeve në Kosovë dhe mos krijimit të institucioneve të vendit.
Delina Bitraku