Rikthehet pas 2 vitesh transplanti
Pas 2 vitesh që nga transplanti i parë i veshkës, shërbimi i nefrologjisë po përgatitet për një tjetër ndërhyrje. Shefi i Nefrologjisë, Nestor Thereska, tha dje se, pas një mbledhje në Ministrinë e Shëndetësisë, u vendos që të nisë puna. Por ngërçi sipas Thereskës qëndron tek asistenca e mjekëve të huaj, e cila është e domosdoshme në fazën ku ndodhet vendi ynë për këtë ndërhyrje. Çifti që do të transplantohet është nën kontrollin tonë, të përgatitur në të gjitha drejtimet. Është një burrë nga Shkodra. Janë mbi 6-7 çifte të gatshëm. Ne kemi lista pritjeje, por mund të ketë nevojë për ndonjë rifreskim, ekzaminim se ka kaluar kohë, tha Thereska. Transplantin e radhës do ta kryejë një burrë në moshë të mesme dhe motra e tij është dhuruesja. Ndërsa sipas Thereksës, janë gati e disa çifte të tjera.