E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet pas 3 vitesh arrati, ndalohet vjehrra e Aldo Bares

Vjollca Çela, nëna 52-vjeçare e Denada Kodrës u mor në pyetje për transfertën 100 mijë USD drejt Turqisë

TIRANË- Rikthimi në Shqipëri, pas tre vitesh “arrati” i vjehrrës së Aldo Bares i ka kushtuar asaj një seancë pyetjesh në aeroportin “Nënë Tereza”, por edhe një proces hetimor të pritshëm. Vjollca Çela, nëna 52-vjeçare e të fejuarës së kapobandës së Lushnjesështë ndaluar nga punonjësit e policisë, pak minuta pasi ka zbritur nga avioni i linjës Stamboll-Tiranë. Zyrtarë të Policisë së Shtetit konfirmuan për “Shekullin” shoqërimin e 52- vjeçares Çela për disa orë në dhomat e marrjes në pyetje në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas dhe më pas në ato të drejtorisë së policisë në kryeqytet. “Pas marrjes në pyetje, nëna e Denada Kodrës, të fejuarës së Aldo Bares është lejuar të shkojë në Lushnje, prej nga ishte larguar tre vjet më parë”,-bënë me dije burimet e mësipërme.

Pas një kontrolli rutinë të pasagjerëve që po ktheheshin nga Turqia në aeroportin e Rinasit, policia ka diktuar Vjollca Çelën, emri i së cilës ndodhej në listën e personave të kërkuar për t’u marrë në pyetje në lidhje me kreun e bandës së Lushnjes, Aldo Bare. Pas verifikimit të emrit të saj, kontrollori i pasaportave i ka kërkuar kolegut të tij që të shoqëronte 52-vjeçaren drejt dhomës së kontrollit fizik, pasi ndaj Vjollca Çelës dhe vajzës së saj, Denada Kodra, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte lëshuar urdhrat e shoqërimit të detyrueshëm për marrjen në pyetje, në cilësinë e personave që kanë dijeni për “bandën” e Lushnjës. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda mësohet se vjehrra e Aldo Bares është marrë në pyetje për disa orë, për të dhënë shpjegime si dëshmitare në çështjen e bandës së Lushnjes, si dhe për të shpjeguar lidhjet familjare me të pandehurin që ndodhet në qelitë e paraburgimit në Ankara të Turqisë, në pritje të një vendimi për ekstradimin. Sipas këtyre burimeve mësohet se Vjollca Çela nuk ka preferuar të japë shumë shpjegime në lidhje me pyetjet e prokurorisë, duke i kërkuar këtyre të fundit caktimin e një date tjetër për të dëshmuar në praninë e avokatit të saj.

“Shtetasja Vjollca Çela është ndaluar në aeroportin e Rinasit menjëherë pasi ka zbritur nga avioni i linjës Stamboll-Tiranë, për t’u marrë në pyetje në lidhje me procedim penal ndaj dhëndrit të saj, Aldo Bare. Në kohën e hetimit të çështjes, oficerët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë gjetur shkresa me emrin e nënës së Denada Kodrës, më së shumti në transferta bankare drejt Turqisë. Mësohet se gjatë shpjegimeve të saj, Çela ka treguar rreth lidhjeve të saj me Aldo Baren, ndërsa ka kërkuar një seancë tjetër pyetjesh për transfertat bankare. Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda i kanë deleguar prokurorisë së Lushnjës dosjen penale me të pandehur Denada Kodrën, e cila akuzohet për falsifikim të dokumenteve të gjendjes civile dhe përdorim të emrit të rremë. Sipas akuzës, nëna e të fejuarës së Aldo Bares ka ndihmuar këtë të fundit të kryente transferta të shumta parash nga Shqipëria në drejtim të Rumanisë e Turqisë, ku pritësja e këtyre parave ka qenë Denada Kodra. Nga verifikimet e llogarive bankare dhe transfertave të kryera me emrat etë pandehurve të arrestuar tashmë në Shqipëri, janë dërguar në drejtim të Rumanisë, me pritëse Denada (Çela) Kodrën rreth 100 mijë dollarë amerikanë, para të cilat dyshohen se janë mbledhur nga shfrytëzimi i Lagunës së Karavastasë, trafiku i lëndëve narkotike si dhe fitimet e nxjerra nga biznesete tjera që administroheshin në emrin e të shumëkërkuarit, Aldo Bare apo të fejuarës së tij, Denada Kodra.

STUDENTJA

E fejuara zbuloi strehën e Aldo Bares

TIRANË- Ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Alfred Shkurtin, gjatë kohës që ky i fundit ishte personi më i kërkuar nga policia shqiptare. Madje, kanë qenë lëvizjet e saj që e çuan policinë në gjurmët e kapobandës së Lushnjes.E fejuara e Aldo Bares mësohet se është edhe pronarja në dokumenta e Lagunës së Karavastasë, e vlerësuar si një nga pronat më të mëdha në zotërim të bandës së Lushnjës dhe e bllokuar bashkë me disa objekte të tjera me kërkesë të Prokurorisë. Pikërisht për privatizimin e Lagunës dhe të Ndërmarrjes së Peshkimit dhe hedhjen e saj nga emri i Aldo Bares në atë të së fejuarës së tij, Prokuroria kishte planifikuar të merrte në pyetje studenten në Rumani, Denada Kodra, por marrja e deklarimeve të saj nuk ka qenë e mundur. Sipas burimeve nga hetimi, vajza është thirrur për t’u marrë në pyetje por hetuesit nuk kanë mundur të vendosin kontakte me të edhe pse dëshmia e saj ka qenë element i rëndësishëm i hetimeve për aspektin pasuror të bandës së Lushnjës dhe anëtarëve të akuzuar të saj. Për shkak të së fejuarës mësohet se Aldo Bare kishte krijuar edhe në Rumani baza të tij, të cilat i frekuentonte gjatë qëndrimit, i fshehur nga kërkimi i policisë dhe Interpolit duke lëvizur nga Rumania, në Maqedoni dhe në Turqi. 

E fejuara e Aldo Bares rezulton si pronare e ndërmarrjes së peshkimit në Karavasta

Laguna e Karavastasë, prona nën emrin e Denada Kodrës

TIRANË- Laguna e Karavastasë, e njohur në të gjithë Shqipërinë për rendimentin e lartë të peshkut, ka qenë një ndërmarrje shtetërore, e cila është privatizuar në vitet e para të demokracisë. Pronarët e rinj të “Lagunës” bëhen 90 ish- punëtorët e ndërmarrjes së peshkimit Lushnje. Me vendim të gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë nr 5531 regjistrohet edhe shoqëria tregtare “Peshkatarët e Karavastasë”,menaxhimi i së cilës bëhet nga Tahir Zeneli. Ndërkohë në mars të vitit 1999 kjo shoqëri fillon te ketë disa probleme. Nënë presionin e Alfred Shkurtit, më 10 mars 1999, peshkatarët vendosin që t’ia shesin atij pronën e tyre. Pikërisht në këtë kohë peshkatarët njihen me pronarët e rinj të ndërmarrjes ndërkohë 10 ditë më vonë ndërmarrja regjistrohetpo në gjykatën e Tiranës nën emrine shoqërisë “Xhulio Dani” .Sipas këtij vendimi, rezulton se nën pronësinë e kësaj shoqërie të jenë 9495 metra katrorë në lagunën e Karavastasë dhe vlerësuar me4.557.600 lekësh. Referuar këtij viti nuk është kjo prona e vetme administron kjo shoqëri. Po me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, shoqërisë i njihet e drejta e veprimtarisë së lojërave të fatit, “Bingo” në qytetin e Lushnjës, e cila menaxhohet ngaFlamuar Baxhiu. E ndërsa zyrtarisht thuhet se shoqëria “Xhulio Dani sh.p.k” ka blerë ndërmarrjen e peshkimit në lagunën e Karavastasë, burime të policisë bëjnë me dije se shumica e aksionarëve të ndërmarrjes janë kërcënuar nga njerëzit e Aldo Bares. Sipas hetimeve ka rezultuar se peshkatarëttë shpallur pronarë në vitin 1994, janë detyruar me dhunë për të pranuar pronarët e rinj, ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre nuk janë paguar as edhe një qindarkë për pronën e tyre. Ndërkohë, gjatë viteve të fundit, u prezantua Denada Kodra, si pronare e Lagunës së Karavastasë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›