Rikthehet uji Vlore-Fier rifurnizohen ujesjellesat

Pas ndërprerjes 24 orëshe të energjisë që furnizonte pompat e ujësjellësave në Vlorë dhe Fier për shkak të debisë së krijuar në mospagesën e energjisë së shpenzuar, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është rikthyer energjia elektrike.
Për të filluar një furnizim normal me ujë të pijshëm të dy qyteteve të mëdha duhen 7-8 orë kohë që nevojitet për mbushjen e depozitave.
Një ditë më parë drejtuesit e ndërmarrjeve të ujësjellësave të të dy qyteteve pranuan se kishin shuma të mëdha që arrinin deri në 150 milionë lekë të papaguara të energjisë elektrike, ndërsa qytetarët shprehën indinjatën e tyre të mbështetur në faktin se ata janë pagues të rregullt të faturave të ujit dhe për këtë arsye kërkuan edhe një furnizim të rregullt me të.
Problemet më të mëdha nga mungesa e ujit të pijshëm u krijuan në institucionet publike kopshte e shkolla e sidomos në ato shëndetësore, po ashtu edhe në furrat e bukës.
Olgera Muka Azhornuar së fundi ( e shtunë , 14 maj 2011 )