E Diel, 1 Nëntor 2026

Delvine policia zbulon 112 rrenje kanabis sativa

112 rrënjë kanabis sativa janë zbuluar nga policia e Delvinës në fshatin Kalasë. Pas informacioneve të marra nga terreni efektivat e policisë mbërritën në zonën ku dyshohej të ishte mbjellë lënda narkotike ku konstatuan se bima e mbjellë ishte kanabis sativa.

Lënda narkotike ishte mbjellë në kubikë dhe në një parcelë të vogël dhe fshehur larg rrugës.

Policia ka kontaktuar banorët e zonës për të gjetur pronarin e asaj parcele si dhe personin që ka bërë mbjelljen e bimës narkotike. Bimët u asgjësuan nga efektivët e policisë dhe vazhdojnë kërkimet për parcela të tjera të mundshme të mbjella me narkotike.

Kjo është sasia e parë e konstatuar me bimë narkotike të mbjella pasi policia e shtetit në fillim të sezonit ndërmorri një tur në të gjithë territorin e vendit në fokus të të cilit ishte intensifikimii i kontrolleve për të hequr Shqipërinë nga harta e vendeve që kultivojnë bimë narkotike.

Olgera Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›