Mbreteresha Elisabete do vizitoje Irlanden

Kanë kaluar tashmë 100 vjet që një monark britanik nuk ka vënë këmbë në tokën irlandeze. Por kjo do të ndryshojë të martën e javës së ardhshme, pasi Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elisabeta e Dytë do të vizitojë Dublinin në gjurmët e gjyshit të saj, Mbretit Xhorxh i Pestë i cili ishte pritur me brohoritje në vitin 1911.
Shumë ngjarje kanë ndodhur në historinë e marrëdhënieve anlo-Irlandeze që nga ajo kohë, dhe vizita e Elisabetës reflekton në mënyrë simbolike ndryshimet e ndodhura. Analistët e përcaktojnë si një gur themeli këtë vizitë në marrëdhëniet mes dy shteteve, që kur një marrëveshje politike u arrit me Irlandën në vitin 1998, me firmosjen e së ashtuquajturës Marrëveshja e Së premtes së Mirë.
Republika e vogël u shkëput nga kurora britanike në vitin 1921, ndërsa Irlanda e Veriut mbeti nën kontrollin e Londrës. Dekada të tëra dhune midis protestantëve, besnikë të Kurorës dhe katolikëve që luftonin për një Irlandë të bashkuar, dëmtuan mjaft marrëdhëniet midis dy vendeve.