E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rikthim"-i trondites i Vretos

Moria e librave ne tregun shqiptar eshte e shumte. Kurse letersia e vertete duket se ka kohe qe jeton permes amullise se botimeve te pafundme. E ne kete realitet trondites deri diku, troket fuqishem dhe nje "Rikthim", qe duket se mund te jete dhe kambana e shpreses per letersine e sotme shqiptare.

Nje poete e njohur, publiciste gjithashtu, ka hyre ne boten e pafundme te prozes, por duke shkelur ne nje terren qe mesa duket e njeh mire. Irena Vreto vjen ne tregun e letersise shqiptare me vepren e saj te pare ne proze, romanin sinjifikativ "Rikthim". E ne fakt rikthimet jane gati-gati biblike, teksa kjo fuqi transmetohet ne kete veper, qe fare mire mund te cilesohet si nje brilant i letersise sone, por dhe i realitetit te zymte dhe mjaft vrastar shpesh here. Vreto ka sfiduar gjithcka, teksa vjen nga nje qytet ku shkrimtaret apo poetet jane te shumte cuditerisht.

***

Irena Vreto shkrimtare, eshte duke mbajtur denjesisht kete mbiemer dhe ka spikatur me nje veper qe eshte skaneri i realitetit shqiptar, te dhimbshem e te vecante. Madje dhe te bukur, me nje dashuri gati-gati engjellore, te pamolepsur nga koha kur ajo nisi, apo dhe me fatin tragjik te femres shqiptare qe perplaset ne boten e madhe pertej atdheut, ku mundi te triumfoje me dinjitet dhe madheshti. E ky triumf i personazhit kryesor, qe ka dy emra ashtu si dhe dy botet e saj gati te pandashme nga njera-tjetra, eshte i njejte me sfiden qe shkrimtarja sjell duke na befasuar bukur dhe duke na dhuruar nje kenaqesi te jashtezakonshme estetike dhe artistike, madje dhe duke na mallengjyer.

***

Vepra nis me personazhin kryesor, qe ndahet mes atdheut dhe nje tjeter vendi shume prane tij, vetem disa kilometra larg vendlindjes se dikurshme. Fqinjet tane qe duket se jane po aq fisnike sa dhe ne, ndersa do te ndertoje aty nje te ardhme shume te forte. Por historia e Drita-Maries femres shqiptare qe vjen jo e dyzuar por duke u shfaqur gjithmone e ndryshme, po aq sa dhe pasionante, apo dhe e lagur nga lotet e ndeshkimit te trafikut, por per femijen e saj, eshte magjepsese madje shpesh here na duket e thjeshte, sikur te ishte nje e njohura apo mikja jone e vjeter. Narracioni eshte i pagabueshem, madje pershkrimet jane edhe me te mrekullueshme me nje gjuhe te paster dhe te pasur. Arti te mban me shume mberthyer me kete roman.

Ngjarjet e romanit nisin aty nga fund vitet '90-te, kur dhe diktatura ishte ne grahmat e fundit. Vajza e re e mbushur me shume deshira dhe endrra dashurohet me djalin e sekretarit te pare ne nje qytet qe ka formen e nje zemre, ndersa dashuria e tyre do te marre dhe goditjen fatale ate te ndarjes qe vjen pas shpalljes se familjes se te riut, si armike e popullit. E me pas nis ajo drame e gjate e pafundme. Internimi i djalit dhe familjes se tij, teksa Drita e asaj kohe do te mbetet e vetme, por ne pritje te sjelle ne jete krijesen e saj, fryt i kesaj dashurie. E ditet do te merrnin nje tjeter forme per gjimnazisten e cila peson nje shok tjeter, ate te vdekjes se te dashurit te saj qe eshte vetevarur ne internim.

***

Natyrisht mentaliteti i kohes ishte vrases, teksa shkrimtarja sjell pershkrime te paharruara qe do te mbeten gjate ne mendjet tuaja, ato perjetime qe duket se jane tronditese per kedo qe do t'i lexoje permes faqeve te ketij libri. Nis kalvari tjeter pas lindjes se nje femije te padeshiruar nga shoqeria por dhe nga te afermit e saj, porse forca e vajzes qe jeton me forcen e dashurise eshte me e madhe, duke mundur gjithcka dhe duke sjelle ne jete Ofeline, vogelushen qe nuk do t'i ndahet dhe fati i ketij emri qe ka ndjelle ters ne shekuj. Nisin ndryshimet demokratike ne vend, ndersa vogelushja mbetet ne rrethana rastesore vetem pa nenen e saj qe perfundon ne anen tjeter te kufirit te shtetit fqinj. E ne kete game perpjekjesh, mundimesh, por dhe te nje fati qe duket se nuk di ku te perplase vajzen e brishte Drita, qe kete here do te transformohet ne Maria, nis nje jete ku natyrisht forca e nenes eshte gati e pabesueshme, ndersa serish dramat e saj vazhdojne. Rrembimi i bijes dhe trafikimi i femijeve, eshte rreqethes. Nje linje qe nis ketu e mbaron ne nje qytet te vogel, fare te vogel ne shtetin fqinj ku shiteshin bebet per nje cmim qesharak nga nenat e genjyera per pak me shume buke per jeten e femijeve te tjere qe i prisnin ne shtepi.

***

Ketu nis nje dashuri me nje tjeter burre, qe do te kthehet ne idhullin e Drita-Maries ajo me Vangjelin shtetasin e huaj, por qe nuk ishte asnjehere i tille per gruan qe dinte te shfaqej me dinjitetin e nje shqiptareje, e qe dinte te donte ata njerez te mire, qe u kthyen ne shtepine e saj. E per te mos folur mandej per sjelljen ne menyre fine te disa personazheve te rralle per nga skalitja mjeshterore nga dora e shkrimtares si ajo e trafikantit Jani, qe peson nje ndryshim te tille shnderrimi, por dhe sjelljen e mjekut te huaj apo dhe e Cikos nje personazhi qe eshte aq i njohur ne qytetin nga ku vijne keto ngjarje dhe keto zhvillime. E natyrisht rikthimi me i madh eshte bashkimi i nenes me vajzen, por dhe rikthimi i Dhimitrit, gjimnazistit qe nuk ia kishte varur asnjehere, nje rikthim qe ndodh pikerisht aty ne kufi, ku duket se dimensionet e tij nuk ekzistojne, perderisa bota per Drita-Marien kthehet ne nje suaze dashurie kudo qe gjendet. E pra qe te hysh ne portat e ketij romani eshte fare e thjeshte, por qe te dalesh prej tij do te jete e veshtire, pasi magjia eshte e pazakonte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›