E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthim triumfues Williams fiton Stanford Clasic

Serena Williams ka bërë një rikthim triumfues në tenisin për femra, duke fituar turneun Stanford Clasic. Ish-numri një i renditjes botërore mundi në finale 2-0 me sete (7-5, 6-1) francezen Marion Bartoli dhe në të njëjtën kohë kohë mori trofeun e parë pas më shumë se një viti.

Me këtë sukses, tenistja amerikane ka konfirmuar edhe një herë rtikthimin e saj në formën më të mirë, pas një periudhe relativisht të gjatë të ndikuar negativisht nga dëmtimet e shumta. Serena Williams e nisi finalen në mënyrën më të keqe, duke humbur 4-2 me game, por më pas përmbysi gjithçka në favorin e saj, duke e fituar setin e parë me shifrat 7-5. Megjithë përpjekjet, Bartoli do të dorëzohej përfundimisht në setin e dytë, të dominuar totalisht nga Williams që ka është kthyer te fitorja e një turneu ndërkombëtar.

"Ndjehem shumë mirë dhe e lumtur që po largohem me trofeun e këtij turneu. Kam lënë pas dëmtimin në shpatull dhe kjo më bën optimiste për të ardhmen”, ka thënë Williams, e cila në karrierën e saj numëron 13 tituj Grand Slam.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›