E Diel, 1 Nëntor 2026

Nderhyrja ne veri Thaci e Jahjaga falenderim policeve

Beogradi është përgjegjës për ngjarjet e ndodhura në veri të Kosovës ditët e fundit. Gjatë një vizite në kampin e njësisë Speciale të  Policisë së Kosovës, i shoqëruar nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, Thaçi paralajmëroi se në rast se në këtë pjesë të vendit nuk do të respektohet ligji, do të ketë të tjera aksione të njësive speciale.

“Do të kemi ballafaqime të tjera me kontrabandistë të tjera, me struktura paramilitare, struktura paralele dhe njerëz që shkaktuan dhunën.  Për krijimin dhunës, shkaktimin  dhunës dhe djegien e pikës kufitare 1 për dhunën në veri të Mitrovicës, Prishtina bën përgjegjës drejtpërdrejt Beogradin”-tha Thaçi.

Ndërsa presidentja e Jahjaga vlerësoi punën e njësisë speciale në vendosjen e rendit e të qetësisë.

“Këto ditë ju ishit nderi i të gjithë vendit, ju ngjallët respektin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, me aksionin që kryet sipas vendimit të qeverisë së Kosovës për të kontrolluar kufirin në mes Kosovës dhe Serbisë”-theksoi ajo.

Thaçi tha se nuk do të ketë kurrsesi tërheqje dhe kthim prapa dhe se në veri të vendit nuk do të ketë më funksionim të strukturave paralele.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›