E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkololli politike me folklor

Erzen Shkololli do te perfaqesoje Kosoven ne edicionin e dyte te Trienalit te Folkestonit te Anglise. Ai i ka pervjele menget qe deri ne maj ta kryeje vepren e tij e cila do te vendoset ne qytetin anglez me 25 qershor te ketij viti. Politika e ketij trienali nuk lejon qe te zbulohen detaje te veprave qe artistet pjesemarres do te ekspozojne per tre muaj rresht. Por ajo qe ka zbardhur artisti kosovar eshte se vepra e tij do te jete nga cikli qe pasqyron tensionin ne mes te traditave te vjetra ende aktuale ne Kosove. Ne artin e tij Shkololli shfrytezon ritualet lokale te folklorit per te terhequr vemendje mbi situatat socio-politike duke perdorur simbole bashkekohore. Mbi kete koncept do te jete edhe vepra me te cilen do te paraqitem atje - ka thene Shkololli. Shkololli eshte ne mesin e emrave te njohur te artit bashkekohor. Martin Creed Tonico Lemos Auad Charles Avery Smadar Dreyfus Hala Elkoussy Ruth Eean Spencer Finch Hamish Fulton jane disa nga pjesemarresit. Ky projekt ka nje procedure te gjate te selektimit. Jam i ftuar para tre vjetesh qe te marr pjese ne kete ekspozite dhe kam kaluar ne fazat e selektimit - ka thene Shkololli. Edhe sivjet ekspozita ka per kurator artisten e njohur Andrea Schlieker. Koncepti i saj kuratorial per edicionin e sivjetme te ekspozites eshte A Million Miles from Home Nje milion milje larg shtepise. Trienalja ka politike per blerjen e veprave te tete artisteve pjesemarres te ekspozites me te cilen e ben nje koleksion te perhershem te vetin. Kjo behet e ditur pasi qe te mbyllet ekspozita kur edhe formohet nje juri profesionale qe percakton se cilat vepra duhen blere. Shkololli thote se nuk e ka paresore shitjen e vepres se tij ne Folkestone. Nuk mund te them asgje por natyrisht do te me pelqente qe vepra ime te jete ne ate teteshe. Vetem pjesemarrja eshte shume e rendesishme - ka thene ai. Erzen Shkololli me punet e tij me pare eshte prezantuar edhe ne Galerine Kombetare te Arteve ne Varshave Qendren Pompidou ne Paris dhe TateModern ne Londer. Ekspozite personale ka hapur edhe ne Galeria Raketa e Ustinad Labem ne Ceki. Nga Shqiperia nuk eshte konfirmuar per asnje artist pjesemarrja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›