E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajlandë, protestuesit heqin bllokadën në aeroport

Bangkok -Protestuesit kundra qeverisë në Tajlandë hoqën bllokadën e tyre tetëditore në aeroportin kryesor të Bangkokut, duke shtuar shpresat e 230 000 turistëve të mbetur në vend të largoheshin prej andej. Megjithatë, nuk mund të flitet ende për një përfundim të krizës politike në Tajlandë. Një avion i "Thai Airways" u ul sot në orën 07:15 GMT dhe disa avionë ndërkombëtarë priten të largohen më vonë, megjithëse nuk është ende e qartë se kur do të fillojë funksionimi i plotë i tij.

"Jam i bindur se gjithçka do të jetë në rregull dhe do t'i kthehemi normalitetit brenda dy ditëve", deklaroi drejtori i përgjithshëm i aeroportit, Serirat Prasutanond për agjencinë Reuters.Serirat theksoi dje se mbyllja e aeroportit do të zgjaste deri më 15 dhjetor për shkak të kontrollit të sistemit të madh kompjuterik.

Duke brohoritur ende vendimin e djeshëm të gjykatës për të shkarkuar qeverinë, mijëra aktivistë të Aleancës së Popullit për Demokraci (PAD) i hapën rrugën një ushtrie pastruesish në terminalin Suvarnabhumi, një nga më të mëdhenjtë në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›