E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia paralajmëron se mund të braktisë euron

Greqia e pllakosur nga kriza e borxheve po paralajmëron se mund të detyrohet ta braktisë monedhën e përbashkët evropiane, Euron, në se nuk siguron dot një këst të ri të ndihmës ndërkombëtare për të shmangur mospagesën e kredive të mëparshme.

Në muajin tetor Greqia arriti të sigurojë miratimin e udhëheqësve të Eurozonës për një këst prej 169 miliardë dollarësh, por tani vendi është angazhuar në negociata të reja lidhur me rregullat e marrëveshjes.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pantelis Kapsis tha se finalizimi i ndihmës është diçka tepër e nvojshme për vendin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›