E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rilindja e asaj që ne presim të përshëndesim

NDRIÇIM KULLA

Të vlerësosh një veprim, një projekt koalicioni apo perspektivë politike nuk është e lehtë e kërkon një sforcim mendor të një mase të konsiderueshme, veçanërisht për natyrën e ndërlikuar të realitetit shqiptar. Duhet, para së gjithash, të njohim se cili është niveli i evoluimit të kombit në planin e ndërgjegjes historike, cila është e Mira e tij parësore dhe në çmënyrë kjo e Mirë mund të futet në planin e evoluimit të ndërgjegjes së tij. Në bazë të kësaj sinteze duhet të përcaktojmë se çqeveri apo se çprojekt politik është më i dobishmi për domosdoshmërinë tonë historike. Pikërisht në bazë të këtyre rezultateve ajo duhet të mbështetet nga elektorati, pavarësisht simpatisë apo antipatisë ideologjike ndaj saj. Nisur nga të gjitha këto premisa, është e qartë se pas anëtarësimit në NATO dhe liberalizimit të vizave, domosdoshmëria jonë historike identifikohet me integrimin europian. Jo më kot përshëndetëm tre vjet më parë koalicionin qeverisës që u bashkua me këtë kauzë, pasi ajo mendohej të qe edhe shpirti progresiv i kësaj domosdoshmërie. Para disa ditësh, edhe njëherë tjetër u përballëm me një refuzim të së drejtës për Shqipërinë në marrjen e statusit, ku si shkaktar kryesor paraqitej gjendja politike e si dëshmi më konkrete mosrealizimi i 12 detyrave tashme të famshme të shtëpisë. Një stuhi e tërë mediatike ka kohë që ia hedh fajin hem njërës, hem tjetrës palë politike. Po më mirë do të qe po ta shihnim problemin nga prizmi i shoqërisë shqiptare dhe ndërgjegjes së saj. Atëherë vlerësimi do të bëhej duke individualizuar ato forca evoluese ose kundërevoluese që rast pas rasti e në përshtatje me gjendjen e domosdoshmërisë historike kanë arritur ta ndihmojnë më mirë ndërgjegjen e kombit të shfaqet me gjithë fuqinë e vet. E kujton gjithkush se për dy vjet të tërë rresht opozita zgjodhi rrugën dhe bojkotin për ta ndihmuar progresin tonë drejt integrimit. Sot, kur ska veç disa muaj që ajo po i jep si me pikatore e, çështë me e keqja, me kushtëzime nga më të çuditshmet (dënime me burg për pushtetarët-statisticienë apo militantët-komisionerë), miratimet e saj, kudo po trumbetohet se fajin e ka maxhoranca, pasi hisja e saj e dështimit lidhet vetëm me disa nga 12 pikat. E vërtetë, pushteti lodh, konsumon, e kjo sështë një risi as për maxhorancën e sotme, as për shoqërinë shqiptare. Ashtu siç është e vërtetë se disa nga pika-detyrat e shtëpisë, si lufta ndaj korrupsionit, përmirësimi i sistemit të drejtësisë apo të drejtave të njeriut, janë procese që i kalojnë legjislaturat, e për më tepër procese sistemike (që përfshijnë gjithë shoqërinë e levat e saj po dhe jo qeveritare), që i kapërcejnë kufijtë e çfarëdolloj maxhorance që është në pushtet. Kjo ndodh kudo në botën e qytetëruar dhe demokratike, ashtu si dhe njëri nga mësimet që ajo na jep është të qenit përherë i shëndetshëm dhe i nevojshëm rrotacioni. Veçse me një kusht, ashtu siç pat theksuar në një intervistë të paradokohshme ambasadori amerikan: që edhe opozita ta meritojë këtë rrotacion. Mirëpo shihet qartë se ajo as e ndihmoi mdërgjegjen e kombit të fitonte aspiratën europiane për dy vjet e as tani nuk po e artikulon në këtë drejtim programin e saj, duke bërë një shou elektoral me votimin në Parlament, si të ardhur me urdhër a me një fuqi të rrufeshme që ua merr menjëherë mendtë deputetëve të saj që kishin shpallur pak më parë votën kundër. Jo vetëm për këtë rast, por edhe për gjithë kujtesën e shqiptarëve, ajo duhet të bëjë shumë më tepër, duhet të kapërcejë dhe ylberin për të fituar besimin e atyre njerëzve që as ndihen vetëm tani syhapur, e as i kanë dhënë kurrë duartrokitje propagandës së askujt krahu. E besoj se përtej bërthamave të forta e të pandryshueshme në qasje, si për të majtën, ashtu dhe për të djathtën, do të jetë ky kontingjent i rëndësishëm i elektoratit ai që do të vendosë se në çdrejtim duhet të priret ndërgjegjja e kombit: kah evoluimit të një koalicioni fitues që ti sigurojë integrimin, apo një tjetri që ka zhgënjyer në aspiratën ndaj tij? Në këtë perspektivë duhet analizuar edhe shqetësimi i madh, që për çudi, e majta po shfaq për çarjen e së djathtës apo për të ardhmen e saj. Apo mos vallë projekti i saj politik nuk parashikon kurrfarë rilindjeje kombëtare, por thjesht shfrytëzim të rrethanave për të riardhur në pushtet? Punë e saj, strategji e saj, edhe fituese qoftë, veçse aspak e natyrshme qoftë në planin politik, qoftë në atë parimor dhe ideologjik. Thjesht, një koalicion vetëm numrash, por shumë i vështirë për të funksionuar në praktikë; ashtu siç na mëson historia e së majtës italiane, që dështoi dy herë, pa mbaruar asnjë mandat qeverisës, sa herë që ndërtoi një amalgamë veç votash në pushtet, pa një nocion lidhës midis palëve pjesëmarrëse në koalicion, mjaft që të luftonte mosqëndrimin në pushtet të Berluskonit. Një gjë e tillë mund ti shërbejë së majtës për ca vjet, por jo Shqipërisë, që duhet të priret kah një koalicioni të qëndrueshëm dhe parimor. Aq më tepër që premisa jonë paraprake duhet të jetë patjetër e mira e përbashkët e Shqipërisë, e ndërgjegjes dhe shoqërisë shqiptare. Ajo kërkon një evoluim ndaj ndërgjegjes së vet historike: integrimit,  për cilindo koalicion fitimtar. Ndaj, një koalicion i tillë nuk duhet parë, mjaft që të jetë vendimtar në fitore, por duhet së pari të jetë i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm me këtë plan evolues zhvillimi. Atëherë, me një kut të tillë matës, që bazohet në vlera dhe perspektiva, e jo në përllogaritje elektorale e, për më tepër, të panatyrshme në programe dhe përqasje ndaj shumë problemeve, le të analizojmë edhe veprim e maxhorancës. Ajo e ka deklaruar disa herë, ashtu siç edhe e ka provuar gjatë këtyre viteve, se në koalicionin e integrimit do të bashkëpunojë me të gjitha ato forca që mbështesin këtë domosdoshmëri historike të kombit. Mirëpo tashmë kur ajo gjendet përpara një stadi të ri të evoluimit të ndërgjegjes sonë kombëtare, edhe perspektiva dhe veprimi saj duhet të evoluojë, duhet të lartohet në kuota më të larta largpamësie, fuqie shpirtërore dhe efikasiteti. Tashmë, koalicioni fitues nuk mund të jetë vetëm ai i integrimit. Limfë e re, guxim i ri, radhë më të shtrënguara, por edhe më të zgjeruara duhet të bëhen themeli i një koalicioni akoma dhe më të madh, akoma dhe më të qëndrueshëm për aspiratat shqiptare: koalicionin e ndërgjegjes sonë historike. Po çna kërkon ajo vallë? Një frymë bashkimi që të përballet e të fitojë mbi frymën e përçarjes, që në rastin e së majtës ka dhënë gjithmonë shembuj të hidhur. Ndërkohë që tek e djathta ka mjaft shembuj të kundërt, të largimit të mjaft grupeve të saj, edhe të krijimit të partive të reja, që në harkun e disa viteve janë ribashkuar në një të djathtë të vetme. Kryetari i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha, e ka treguar disa herë veten se di ti kapërcejë të tillë shkëmbinj në rrugëtimin drejt qëllimit dhe idealeve. Ajo që na mëson e shkuara është se nuk duhen humbur vite të padobishme për askënd, e që vetëm vonojnë përparimin kah qëllimit të përbashkët. Le të ndodhë kështu edhe me partinë e re të përfolur se mund të krijohet nga zoti Topi. Përderisa konsiderohet si një parti e spektrit të djathtë, shtrati i saj i natyrshëm, ai i idealeve dhe qëllimeve, ai i programeve dhe aspiratave, duhet të përafrohet më shumë me familjen e vet, sesa me çdo familje tjetër politike. Vërtet ka pasur akuza, le ta zëmë për funksionimin e demokracisë së brendshme në PD, por gjersa janë një parti e re, le ta provojnë ta ushtrojnë atë brenda saj duke shfaqur një shembull emancipimi nëse ia arrijnë, kjo veç mirë sjell, ndërkohë që në aspektin e jashtëm, në mënyrën e paraqitjes në zgjedhje e në koalicionin që do të përkrahin, të formojnë një forcë të përbashkët me të gjithë koalicionin tashmë qeverisës të integrimit. Vërtet ka pasur nga njëra anë fyerje që kanë tejkaluar cakun, po ky cak është tejkaluar edhe nga heshtja e palës t

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›