Rimbledhja e KRRT te Bashkise Vlore eshte percjelle jo pa interesim
Rimbledhja e KRRT të Bashkisë Vlorë është përcjellë jo pa interesim në ambjentet e Bashkisë.
Periudha disa mujore për shkak të zgjedhjeve ka mbartur një mori kërkesash për ndërtime në zona të ndryshme të qytetit, ndërkohë që pritej edhe shqyrtimi disa detyrave projektimi dhe studime urbanistike pjesore në lagje të qytetit dhe konstruksione rrugore.
Dy ditë më parë materialet kanë kaluar për diskutim në këshillin teknik, mbledhje kjo sipas të pranishmëve, tepër e ngarkuar për nga volumi i kërkesave.
Detyrat e projektimit dhe studimet ku ndërhyhet në disa lagje për përmirësimin e infrastrukturës, kryesisht në disa rrugë, janë prezantuar nga specialistë të drejtorisë së urbanistikës dhe drejtorisë së projekteve në bashkinë Vlorë, ku anëtarë të KRRT-së kanë ndërhyrë disa herë në diskutimin e projekteve, një pjesë e të cilave kanë shërbyer për përmirësimin e detyrave të projektimit.
Në mbledhjen e sotme kanë kaluar për shqyrtim 22 detyra projektimi dhe studime pjesore, ndërsa numri i materialeve të shqyrtuara gjithsej, përfshi këtu saktësime sheshe, leje ndërtimi, projekte teknike e akte shfrytëzimi, e kanë kaluar shifrën 100.
Kjo është mbledhja e dytë e KRRT-së së Bashkisë Vlorë për këtë vit, e cila do të mbyllë edhe ciklin e mbledhjeve që zhvillohen në formatin e deritanishëm.