E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqatat e Grave Po shtohen frikshem rastet e vrasjeve ndaj nesh

Heshtja e Prokurorisë së Përgjithshme për shumë çështje kriminale ku viktima kanë mbetur gratë po shton në mënyrë të frikshme rastet e vrasjeve ndaj tyre.

Në këtë konkluzion, arrijnë shoqatat në mbrojtje të grave sipas të cilave vetëm kohët e fundit 14 femra kanë gjetur vdekjen si pasojë e dhunës ndaj tyre.

Sipas raportit të “Amnesty International” në Shqipëri, 1 në 4 gra dhunohet.

Vetëm në vitin 2010, në Tirane rreth 380 gra kanë denoncuar dhunën që bashkëshorti ka ushtruar ndaj tyre.

Gjithsesi, denoncimi i rasteve të dhunës sipas shoqatave në mbrojtje të grave, vijon të mbetet në nivele te ulëta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›