E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rimbursimi i TVSH për karburantet, ja tarifat e reja

SHKRUAN: Sabina Veizaj 21-07-2011 11:22

Pavarësisht buxhetit nën presion dhe shkurtimeve përkatëse që u miratuan në seancë plenare për buxhetin e mesvitit, financat ndryshojnë udhëzimin për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, duke i ardhur në ndihmë disa bizneseve përmes rritjes së nivelit të rimbursimit të harxhimit të karburanteve. Kjo masë vjen nën filozofinë e qeverisë aktuale për një klimë të favorshme dhe atraktive të biznesit, duke e ndihmuar me taksat më të ulta në rajon. Disa sektorë të bizneseve sipas udhëzimit, niveli i rimbursimit u është ulur, ose ka qëndruar në të njëjtat nivele. Normativat e harxhimit të karburantit përsa i përket sektorit të ndërtimit në degën e prodhimit të materiale inerte do të rimbursohen në masën 33%, nga 25% që rimbursoheshin deri më tani. Sektori i ndërtim shtrim rrugëve do të rimbursohet për harxhimin e karburantit, 32% nga 20 % që rimbursohej. Biznesi i ndërtimit të banesave dhe objekteve do të përfitojë 2% të nivelit të rimbursimit të karburantit të harxhuar, nga 6% që rimbursohej më parë, tani do të rimbursohet 8%. Nuk do të ndryshojë niveli i rimbursimit për sektorin e prodhimit të betonit që tani është 14%. Udhëzimi i ndryshuar i financave, parashikon rritje të nivelit të rimbursimit për transportin e udhëtarëve nga 18 % që rimbursohej në 43%. Përsa i përket sektorit ët transportit të mallrave rimbursimi i harxhimit të karburantit do të jetë në nivelin 38% nga 15% që ishte. Autoshkollat do të rimbursohen deri më 25% si[pas udhëzimit, ndërsa shërbimet e pastrimit të qytetit deri më 30%, peshkimi 10%, sektori i tregtisë do të rimbursohet në masën që është rimbursuar deri më tani 3%. Udhëzimi nr.17, datë 13.5.2008 “Për TVSH-në” parashikon heqjen formale të kufirit minimal të pagesës së TVSH-së “8 milionë lekë” duke e zëvendësuar me formulën përkatëse të përllogaritjes të kufirit minimal për t’u regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit si subjekt i TVSH-së. Nëqoftëse qarkullimi i një biznesi nga 15 tetori deri në fund të vitit është 1.100.000 lekë. Kufiri minimal i regjistrimit për një tremujor është 5.000.000:365)x76=1.041.096 lekë. Në këtë rast personi është i tatueshëm dhe duhet të kërkojë të regjistrohet. Ndryshimet në udhëzim parashikojnë që mallrat e importuara kundrejt pagesës së reduktuar si ndihmë humanitare nga organizatat bamirëse humanitare, institucionet e kultit, organizatat fetare apo filozofike, organizatat jofitimprurëse që gëzojnë statusin e organizatave për përfitim publik me qëllim kryerjen e furnizimeve, nuk ngarkohen me TVSH.

Tabela

NORMATIVAT E HARXHIMIT TË KARBURANTIT

I. NDËRTIM

a) Prodhim materiale inerte deri më 33%

b) Ndërtim shtrim rrugësh deri më 32%

c) Ndërtim banesash dhe objektesh të ndryshme deri më 8%

ç) Prodhim betoni deri më 14%

d) Gërmime / shpime deri më 25%

II. TRANSPORT

a) Transport udhëtarësh deri më 43%

b) Transport mallrash deri më 38%

III. SHËRBIME

a) Autoshkolla deri më 25%

b) Shërbime pastrimi qyteti deri më 30%

c) Peshkimi deri më 10%

III. TREGTI deri më 3%

IV. TË TJERA deri më 2%

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›