E Shtunë, 31 Tetor 2026

Supercmimet INSTAT Rrezik per ekonomine

Çmimet vijojnë të rriten tej normave të synuara, duke u bërë kështu një rrezik potencial për ecurinë ekonomike. Instituti i Statistikave në raportimin zyrtar të ndryshimit vjetor të çmimeve ka bërë me dije se rritja mesatare për muajin mars ishte 4.3 për qind. Buka, frutat dhe grupi i energjisë ka ndikuar në rritjen për muajin mars.

“Çmimet e konsumit në muajin mars shënuan një ulje prej 0.1 % krahasuar me muajin paraardhës. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 4.3 %. Një vit më parë ishte 4.1 %. Gjatë marsit, çmimet në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, pësuan rritje, si buka e drithëra me 1.2 %, frutat me 4.5 % peshku me 0.6 % etj. Indeksi i grupit pije alkoolike dhe duhan shënoi një rritje prej 0.1 %, ku veçojmë rritjen e çmimit të pijeve alkoolike me 0.2 %”- tha Hazbie Bunguri, përfaqësuese në departamenti e Çmimeve në INSTAT.

Norma 4.3 për qind për muajin e shkuar vjen pas një rritje tjetër shqetësuese. Marsin e vitit 2010, INSTAT raportoi për inflacion 4.1 për qind, çka dhe tregon rritjen problematike për konsumatorët. Pritet që pas muajit maj, kur dhe do të nisë prodhimi i bollshëm vendas në bujqësi të kemi ulje të çmimeve për shumë grupmallra.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›