Rimbursimi, rritet prodhimi i ilaçeve në vend
Autori i Lajmit: red.
Të paktën 27 përqind të alternativave të para, në listën e barnave që rimbursohen në Shqipëri e zënë prodhimet e firmave farmaceutike vendase, një tregues ky në rritje përgjatë 3 viteve të fundit . Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor e konsideron si një dukuri pozitive rritjen e numrit të barnave të prodhimit vendas, i cili në këtë listë përfaqësohet me 27 përqind të alternativave të para. Prodhimi vendas përfaqësohej në vitin 2006 me 70 barna alternative të para (19.8 përqind), në vitin 2007, me 75 barna alternativa të para (21 përqind) dhe këtë vit me 99 barna alternative të para (27 përqind). Burime nga ISKSH vlerësuan si pozitv faktin, se vihet re një ulje e ndjeshme, gati e përgjysmuar, e barnave të prodhimit indian dhe një rritje e barnave të prodhimit perëndimor. Kështu, gjatë vitit 2008, rezulton se nga 374 barna alternativa të para, 176 barna janë prodhime në vendet perëndimore. Prodhimi indian, në vitin 2006, përfaqësohej me 27 barna alternativa të para (7.6 përqind), në vittin 2007, me 23 barna alternativa të para (6.4 përqind) dhe në vitin 2008, me 14 barna alternative të para (3.7 përqind). Pozitiv është edhe fakti se prodhimi vendas është i pranishëm me alternativa të para, në disa grupe të rëndësishme terapeutike
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008