Rinas, arrestohet një nigeriano-amerikan
Bëhet fjalë për shtetasin Samuel Akinshola Akintaju, 31 vjeç, lindur në Amerikë në Chikago dhe banues në Nigeri, me arsim të lartë, me profesion inxhinier kompjuterash, me kombësi dhe e shtetësi nigeriane dhe amerikane. Arrestimi i tij u bë pasi më datën 06.02.2010 shtetasi i mesipërm u kap para kabinave të daljes nga R.SH pasi po tentonte të largohej në drejtim të Kanadasë me linjën ajrore Alitalia për në Romë i pajisur me nje pasaportë amerikane në emër të tij, për të cilën dyshohet e falsifikuar. Nga kontrolli i ushtruar me pas këtij shtetasi me vete ju gjetë një pasaportë nigeriane po me këtë emër.